Përgjegjësi për pandeminë në administratën e Trumpit: Jemi shumë afër një vaksine anti COVID-19

Tuesday, 22 September 2020 08:03

 

Moncef Slaoui, kreu i ekipit së qeverisë amerikane që po zhvillon një vaksinë kundër COVID-19, tha se “jemi shumë afër” një vaksine kundër virusit.

“Ne jemi shumë afër”, tha Slaoui të hënën në CNBC. “Në fakt, ky është një program i pashembullt”, pohoi ai.

 

Në Shtetet e Bashkuara, ka tre vaksina në provat e fazës së tretë dhe një e katërt është planifikuar të fillojë shumë shpejt, tha Slaoui. Dy nga provat e fazës së tretë në SHBA kanë rekrutuar pothuajse plotësisht numrat e paraqitur në planet e tyre origjinale, raporton CNN.

 

“Në të vërtetë, leximi i këtyre tri fazave është 50 për qind e përgjigjes së pyetjes. Kur do lexojmë efikasitetin? Kjo do të ndodhë diku midis tetorit dhe dhjetorit, janarit. Sa më gjatë të presim, aq më shumë ka të ngjarë të ndodh”, tha ai.

 

Arsyeja që nuk dihet dhe nuk mund të parashikohet është sepse varet nga numri i rasteve në studim, tha ai.

 

SHBA po investon deri në 25 objekte të ndryshme prodhuese në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në prodhimin e gjashtë vaksinave që po mbështeten nga Operacioni Warp Speed.

Një numër i vogël dozash të vaksinës janë duke u grumbulluar dhe pritet të jenë në dispozicion në nëntor dhe dhjetor.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...