Zëvendësimi i gjyqtares Ginsburg/ Zbulohet emri, ja kandidatja e Trump për në Gjykatën Supreme

Saturday, 26 September 2020 11:13

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump raportohet se dëshiron të dominojë gjyqtaren konservatore, Amy Coney Barrett në Gjykatën Supreme, vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Presidenti pritet që ta bëjë këtë njoftim në mbrëmjen e 26 shtatorit. Duke cituar burime që kanë njohuri për këtë çështje, mediat amerikane, përshirë New York Times dhe CNN, kanë raportuar që Trump do ta dominojë Barrett.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se ka vendosur për emrin që do të dominojë për Gjykatën Supreme, por nuk tregoi se për cilin kandidat bëhet fjalë.

Trump dhe republikanët në Senat janë zotuar se do të gjejnë zëvendësuesen e gjyqtares, Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja liberale që vdiq në moshën 87-vjeçare më 18 shtator.
Vdekja e Bader Ginsburg i jep mundësi republikanëve që të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në këtë gjykatë në 6 me 3, në kohën kur vendi është thellësisht i ndarë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjykatësit e Gjykatës Supreme kanë mandat të përjetshëm dhe marrin vendime për çështje të ndjeshme politike, prej abortit dhe migracionit deri për çështjet e të drejtave civile dhe ligjeve për armët.
Demokratët, përfshirë edhe kandidatin presidencial, Joe Biden, kanë argumentuar se zëvendësi i Ginsburg, duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve presidenciale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...