Pasi takoi Macronin, liderja e opozitës bjelloruse nis të krijojë qeverinë hije: Lukashenko i paaftë, s’mund të qëndrojmë pasivë

E mërkurë, 30 September 2020 18:30

 

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, nisi të mërkurën krijimin e kabinetit në hije.
Tsikhanouskaya ka garuar për presidente të Bjellorusisë në zgjedhjet e 9 gushtit.

Por, mbështetësit e saj thonë se zgjedhjet janë manipuluar nga Alyaksandr Lukashenka, për t’i siguruar atij mandatin e gjashtë presidencial.

Qysh pas zgjedhjeve vazhdojnë edhe protestat në Bjellorusi, që bëjnë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës.

Protestat janë shtypur brutalisht nga policia me rrahje dhe arrestime masive.
Ndihmësit e Tsikhanouskayas njoftuan të mërkurën në një kanal të opozitës në aplikacionin Telegram, se avokati për të drejtat e njeriut, Hary Pahanyayla – i cili ka mbrojtur shumë aktivistë dhe gazetarë në Bjellorusi – do të jetë përfaqësues i Tsikhanouskayas për çështje të të drejtave të njeriut, ndërsa eksperti i ekonomisë, Ales Alyakhnovich, është emëruar përfaqësues për reformat ekonomike.

 

Deklarata po ashtu citon Tsikhanouskayan të ketë thënë se “regjimi i Alyaksandr Lukashenkës nuk është thjesht i paligjshëm, por gjithashtu i paaftë për të kryer detyrat e tij”.

“Ne nuk mund të qëndrojmë më pasivë dhe të shikojmë se si vendi po zhytet më tej në krizë”, tha Tsikhanouskaya, një ditë pasi zhvilloi bisedime me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Vilnius.

Tsikhanouskaya ka ikur atje shumë shpejt pas zgjedhjeve të 9 gushtit, pasi ka pasur raporte se regjimi planifikon arrestimin e saj.

Lukashenka – në pushtet qysh në vitin 1994 – mohon se i ka manipuluar zgjedhjet dhe është betuar fshehurazi më 23 shtator.

Vendet perëndimore refuzojnë ta njohin Lukashenkën si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kërkojnë atij ta transferojë pushtetin në mënyrë paqësore.

Udhëheqësit e opozitës, përfshirë Tsikhanouskayan, kanë formuar Këshillin Koordinues për të lehtësuar transferimin e pushtetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...