Deklarata e fortë e Sekretarit Amerikan Pompeo: Kina është vendi më i keq për liritë fetare

E Enjte, 01 October 2020 08:05

 

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, akuzoi rëndë Kinën për shtypje të lirive fetare, sidomos ndaj komunitetit mysliman. Kryediplomati amerikani bëri këto komente gjatë një fjalimi në Itali, ku po qëndron për një vizitë dy ditore.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se Kina është vendi më i keq në botë sa i përket lirisë fetare. Deklarata e ashpër vjen pas kritikave në rritje të lidhjeve midis Vatikanit dhe Pekinit.

 

“Askund në rajon liria nuk sulmohet më shumë sesa brenda Kinës. Partia Komuniste Kineze e sheh veten si autoriteti më i lartë moral. Shtypja në rritje vjen nga frika e mungesës së legjitimitetit demokratik, prandaj ata punojnë ditë e natë për të shuar llambën e lirisë, veçanërisht atë fetare, në një shkallë të tmerrshme”, tha zoti Pompeo, gjatë një fjalimi në konferencën e organizuar nga Vatikaninë Romë me titull “Në mbrojtje të lirive fetare përmes diplomacisë“.

Sekretari Pompeo, përsëriti kritikat e mëparshme, duke thënë se ujgurët dhe pakicat tjera myslimane në Kinë janë persekutuar, ndërsa shtoi se ka edhe komunitete të besimeve tjera që keqtrajtohen në shtetin aziatik.

Kina vazhdimisht mohon keqtrajtimin e ujgurëve në ato që i quan qendra të formimit profesional, të cilat sipas Pekinit janë jashtëzakonisht të sukssesshme në luftën ndaj ekstremizmit dhe dhunës.

Gjatë viteve të fundit qindra vetë kanë gjetur vdekjen gjatë trazirave në Xinjiang. Pekini akuzon për to grupet islamiste dhe ekstremiste.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se reagimet e dhunshme shkaktohen nga shtypja që Kina u bën ujgurëve./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...