Një ushtar me valixhe i qëndron gjithmonë pranë presidentit Trump

Saturday, 03 October 2020 11:57

 

Ky vit i çmendur vazhdon të befasojë çdo ditë.

Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, është shtruar në spital, i infektuar me koronavirus. 74-vjeçari është shtruar në spital vetëm një muaj përpara zgjedhjeve.

Lajmet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë tregojnë se sëmundja ka nisur të përparojë. Presidenti ka marrë disa mjekime për të mposhtur infeksionin. Vetë presidenti ka postuar një video, ku thekson se është mirë.

Por sëmundja e tij është një çështje e sigurisë kombëtare. Dy avionë që kontrollojnë nga ajri arsenalin bërthamor u panë duke fluturuar një ditë më parë.

Ndërkohë gazeta BILD shkruan se një ushtar i qëndron gjithmonë pranë presidentit. Ai mban me vete atë që njihet si ‘valixhja bërthamore’.

Për ekspertët ky rast është unik. Një skuadër marinsash është gjithmonë në gatishmëri për ta dërguar presidentin në një prej qendrave alternative të kontrollit.

Në rast se ai nuk do jetë më në gjendje për shkak të sëmundjes, situatën në dorë do e marrë zëvendësi i tij, Mike Pence.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...