Nuk ka “paqe”, sërish përplasje mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Premte, 16 October 2020 17:48

 

Azerbajxhani dhe Armenia luftuan përsëri të premten, duke sfiduar shpresat për t’i dhënë fund luftimeve gati tre javësh mbi zonën e Nago-Karabakut, kurse Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo fajësoi Turqinë për ndezjen e situatës duke armatosur azerianët .

“Ky është shpërthimi më i keq i dhunës në Kaukazin e Jugut që kur Armenia dhe Azerbajxhani hynë në luftë për enklavën në vitet 1990. Luftimet rrezikojnë të krijojnë një katastrofë humanitare, veçanërisht nëse përfshihet Rusia dhe Turqia. Nagar-Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është i populluar dhe qeverisur nga armenët etnikë”, shkruajnë mediat e huaja.

 

Turqia ka rritur eksportet ushtarake gjashtë herë këtë vit për aleatin e saj të ngushtë Azerbajxhanin. Rusia, ka një pakt mbrojtje me Armeninë. Agjencia e lajmeve RIA njoftoi se marina ruse kishte filluar stërvitje të planifikuara ushtarake në Detin Kaspik. Të premten kishte shenja të tjera që një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia u ra dakord të shtunën e kaluar, për të lejuar palët të shkëmbenin të arrestuarit dhe trupat e të vrarëve. Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra tjetrën për fillimin e sulmeve dhe secili tha se ka të drejtë.

Zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan tha se Azerbajxhani kishte kryer bombardime artilerie të Nago-Karabakut nga veriu, “me mosrespektim total të armëpushimit humanitar”. Ai shtoi se forcat azere ishin zmbrapsur dhe kishin pësuar humbje të konsiderueshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...