Gara presidenciale në SHBA/ Ivanka Trump thyen rekordin e Obamës, mbledh miliona dollarë për fushatën e babait të saj

Hënë, 02 November 2020 07:55

 

Këshilltarja dhe vajza e madhe e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka thyer rekordin e mbledhjes së të ardhurave për rizgjedhjen e babait të saj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimit të mediave, Ivanka mësohet se ka mbledhur 35 milionë dollarë kontribute në fushatë brenda një dite, duke thyer rekordin e mbajtur nga ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

39-vjeçarja mblodhi 13 milionë dollarë gjatë tre ngjarjeve për mbledhjen e fondeve në Kaliforni dhe një në Detroit gjatë javës së fundit të tetorit, duke çuar në Ditën e Zgjedhjeve. Që nga 25 tetori, Ivanka ka qenë ylli i 11 ngjarjeve, nga 32 në total, disa prej të cilave kanë qenë për mbledhje fondesh.

“Donatorët tanë u entuziazmuan kur dëgjuan drejtpërdrejt nga Ivanka Trump për politikat që babai i saj ka dhënë dhe vizionin e tij për katër vitet e ardhshme,” tha Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel për mediat amerikane.

Fushata e Trump është fokusuar fort te Ivanka për të synuar mbështetjen femërore. Puna e Ivana për mbledhjen e fondeve ka qenë një ndihmë e madhe për fushatën Trump, e cila ka mbetur prapa nga ajo e kundërshtarit Joe Biden.

Regjistrimet e Komisionit Federal të Zgjedhjeve treguan se Biden përfundoi shtatorin me 177.3 milionë dollarë para në arkë të fushatës së tij, ndërsa Presidenti Trump kishte vetëm 63.1 milionë dollarë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...