'Shpërthimi' i gazetarit të njohur: Ku u zhduk Joe Biden?

E mërkurë, 04 November 2020 11:42

 

Gazetari i njohur, Piers Morgan, shpërtheu ndaj kandidatit demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden. Ai tha se Biden bëri një fushatë të dobët, ndërsa rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i ngushtë.

“Sikur na thatë që do të ishte një fitore shumë e thellë? Sondazhet kombëtare ju nxirrnin 10 pikë para,” tha Morgan.

Kandidati demokrat nuk arriti të marrë fitore në shtete të rëndësishme si Florida dhe Ohajo. Kurse Trump ka shpallur fitoren dhe thotë se do të shkojë në Gjykatën Supreme, duke hedhur akuza për manipulime.

 

Morgan tha se ishte e qartë se fushata e Biden ishte e dobët, ndërsa Donald Trump u tregua i rrufeshëm gjatë ditëve të fundit.

 

“Kë kemi parë gjatë dhjetë ditëve të fundit? Mezi e kemi parë Joe Biden, ai nuk para ka dhënë ndonjë intervistë dhe tubimet e tij elektorale kanë qenë shumë të vogla, duke iu bindur rregullave të koronavirusit. Trump ka injoruar këto rregulla dhe ka mbajtur tubime gjigante,” tha ai.

“Nëse Trump fiton, do të ngrihen pyetje serioze për Joe Biden dhe demokratët. Përse u fsheh ai? Përse nuk ishte në ballë të fushatës shumë më herët?”

Morgan thotë se demokratët duhet të ndërrojnë strategji, pasi gjatë zgjedhjeve të fundit fushata e tyre ka qenë fokusuar në një pikë: Unë nuk jam Donald Trump, ai është djalli.

“Nëse humbasin sërish, demokratët duhet të ndryshojnë strategji dhe të gjejnë një kandidat që ka një mesazh për Amerikën, dhe ai mesazh nuk duhet të jetë: Unë nuk jam si kundërshtari”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...