Presidencialet në SHBA, Trump: Do kërkojmë rinumërim në Wisconsin

E mërkurë, 04 November 2020 19:28

 

19:12 Trump: Do kërkojmë rinumërim në Wisconsin
Presidenti në detyrë I SHBA, Donald Trump është shprehur se do të kërkojë rinumërim votash në shtetin e Wiscnonsin, aty ku teksa numërimi I votave po përfundon, diferenca mes kandidatëve është minimale.

Joe Biden është duke fituar, edhe pse rezultati nuk është ende zyrtar.

 

18:59 Twitter fshin postimin e Trump për “zhdukjen e avantazhit”

Një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Twitter ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump, në të cilin ai ka shkruar se avantazhi i tij në shtetet kyçe, të udhëhequra nga demokratët, “ka nisur të zhduket me magji”.

Twitter ka ndërmarrë veprim të ngjashëm edhe ndaj një postimi tjetër, në të cilin Trump ka thënë se kundërshtarët e tij “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”.

Të dyja mesazhet janë tani të fshehura pas paralajmërimeve se këto pretendime janë të diskutueshme dhe mund të jenë çorientuese.

Fshehja e tyre po ashtu i kufizon mundësitë e përdoruesve për të pëlqyer postimet ose për t’u përgjigjur në to.

Facebook ka vendosur “kuti të kontrollit të fakteve” te mesazhet e njëjta të Trumpit në platformën e tij, duke thënë se rezultatet përfundimtare mund të marrin më shumë kohë se normalisht.

18:33 Fitore e Trump në gjykatë? Ja çfarë thotë kreu i senatorëve Republikanë

Lideri i senatorëve republikanë dhe aletati i ngushtë i Donald Trump, Mitch McConnell, bën një hap pas sa i përket deklaratave të presidentit se ka fituar zgjedhejt presidenciale.

“Të thuash kam fituar zgjedhjet është diçka ndryshe nga përfundimi i procesit”, ka thënë ai.

Sa i përket një fitoreje të mundshme në gjykatë, McConnel është shprehur: “Nëse ka mospërpurthje, do ti drejtohemi gjykatës. Kështu ndodh në këtë vend”, përcjell Ora News.

 

18:20 Rezultati në shtetet kyçe deri në orën 18:15

Arizona (11 vota elektorale)
Georgia (16 vota elektorale)
Biden 51.0%, Trump 47.6% (pothuajse zyrtare)

Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale – përveç vitit 1996 – që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.

Trump 50.5%, Biden 48.3%

Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.

Michigan (16 vota elektorale)
Biden 49.5%, Trump 48.9%

Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.

Nevada (6 vota elektorale)
Biden 49.2%, Trump 48.6%

Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.

Pensilvania (20 vota elektorale)
Trump 53.5%, Biden 45.3%

Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.

Wiskonsin (10 vota elektorale)
Biden 49.6%, Trump 49%

Wiskonsin ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atë me 0.8 për qind.

18:18 – Donald Trump nuk i ndal postimet e tij ne Twitter në lidhje me procesin e numërimit që po ndodh në SHBA momentalisht.

Trump shkruan se pala kundërshtare po mundohet që të zhdukë avantazhin e tij në Pensilvani Michigan dhe Wisconsin, duke shtuar vota për Biden.

Trump: Ata po punojnë shumë për të zhdukur avantazhin e 500,000 votave në Pensilvani – sa më shpejt. Po kështu, Michigan dhe shtet e tjera! Ata po gjejnë vota për Biden në të gjithë vendin – në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Kaq keq për vendin tonë!

18:10 Michigan, rezultatet mbyllen brenda ditës, Biden paralajmëron luftë në gjykata

Sekretari i Shtetit në Michigan është shprehur se rezultati I votimeve për këtë shtet do të mësohet brenda ditës.

Nga ana tjetër, drejtuesit e fushatës së demokratit Joe Biden janë shprehur se, “janë të gatshëm të luftojnë në të gjitha gjykatat0”, përcjell Ora News.

Këshilltari ligjor i Biden, Robert Bauer është shprehur se, “jemi shumë të përgatitur të luftojmë në çdo gjykatë”.

17:30 Kombinimet që shpallin fitues Donald Trump dhe Joe Biden

Ende nuk dihet se kush I ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Rruga që të çon drejt Shtëpisë së Bardhë Bardhë mesa duket kalon përmes Michigan, Wisconsin dhe Pensilvanisë, tre shtetet që i dhanë presidentit fitoren katër vjet më parë.

Në të tre këto shtete Donald Trump kishte një avantazh të madh, por në Wisconsin dhe Michigan, Joe Biden rihapi garën dhe tani kryeson.

Për t’u bërë president, kandidati demokrat duhet të fitojë në Michigan dhe Wisconsin dhe gjithashtu të sjellë në shtëpi Nevadën. Me këtë kombinim, Biden do të arrinte 270 votat e nevojshme elektorale të nevojshme për t’u bërë president.

Në Pensilvani, Presidenti Trump ka një diferencë prej rreth 590,000 vota dhe ka deklaruar fitoren herët. Ai deri më tani ka fituar 2.97 milionë vota, Biden 2.387 milionë. Sidoqoftë, jemi ende te 76% e numërimit, dhe Guvernatori Tom Wolf tha se kishte mbi një milion vota me postë për të numëruar.

Ajo që vlen, në fakt, është mbi të gjitha vota me postë, që ka një trend demokratik.

Në Michigan,numërimi ka arritur në 90% dhe Biden ka kaluar Trump: 2.515 milionë vota kundrejt 2.506 milionë. Më shume se 5 milionë vota ndahen për 10 000 vota. Por mungojnë shumë vota me postë që duhen numëruar.

Si shpallet fitues Donald Trump?

“Corriere” shkruan se Trump do të kishte nevojë vetëm për 54 vota elektorale për të fituar, të cilat ai mund t’i marrë në kombinime të ndryshme:

– Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut;

– Pensilvania dhe çdo 3 nga këto 4 shtete: Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut.

Si shpallet fitues Joe Biden?

Biden mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë duke fituar, përveç Nevadës (ku ai është përpara 25,000 vota me 79% të numëruara), Georgia, e cila do të ndryshonte shumë dinamikën elektorale: dhe qëllimi duket i vështirë, por jo i pamundur me një shtet midis Wisconsin, Michigan ose Pensilvanisë.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, por rezultati i zgjedhjeve duket se do të varet nga garat në disa shtete të lëkundura të ashtuquajtura “shtete fushëbetejë”. Sipas mediave amerikane Biden kryeson rezultatin me 224 vota elektorale i cili ndiqet nga presidenti aktual Trump me 213.

Presidenti Trump ka fituar në përfshijnë Ohajon, Teksasin, Floridan dhe Kentakin, ku udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit Mitch McConnell fitoi gjithashtu rizgjedhjen.

Fitoret e zotit Biden përfshijnë shtete si Kalifornia, Ilinoi, Virxhinia dhe shtetin ku ai banon, Delauer

Ndërkohë janë 9 shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska.

LIVE:

Ora 14:42 Nga ëndrra e West për t’u bërë President e deri te kandidati i vdekur, çudirat e zgjedhjeve në SHBA

Ora 14:16 Numërimi i votave në SHBA, Trump kokë më kokë me Biden në Nevada

Ora 13:33 Biden optimist për rezultatin e zgjedhjeve, u bën thirrje mbështetësve për durim

Ora 13:17 Ndërpritet numërimi në 4 shtete

Deri në orën 16.00 të orës lokale në East Coast në SHBA, apo me orën 20:00 me orën tonë lokale nuk pritet të nisë numërimi i cili është ndaluar në disa shtete si Georgia, Michigan, apo North Carolina.

Përveç shtyrjes së sotme të numërimit të votave, një problem i ri po shfaqet. Një numër i madh votash mbërritën me postë për shkak të frikës së qytetarëve nga koronavirusi, kështu që numërimi mund të zgjasë më shumë se një ditë dhe nëse ka kundërshtime për ligjshmërinë e këtij procesi, rezultatet zyrtare mund të zgjasin disa javë.

Pasiguria shtesë reflektohet në faktin se të katër shtetet në të cilat u ndërpre votimi, rezultati politik i republikanëve dhe demokratëve është tradicionalisht i afërt.

Ora 11:48 Zgjedhjet në SHBA , përleshje dhe tensione mes protestuesve para Shtepisë së Bardhë

Ora11:37 Rezultatet paraprake, ja si kanë votuar amerikanët në të gjitha shtetet

Ora 11:17 Trump siguron fitoren edhe në Idaho

Presidenti Donald Trump ka shënuar fitoren e tij edhe në një shtet tjetër, ai kryeson në Idaho me 63.2% ku Biden ka mundur të sigurojë vetëm 33.8%.

 

Ora 11:00 Biden fiton me dyfishin e votave në Hawaii

Kandidati republikan, Joe Biden shënon fitoren e tij në Hawaii me 67.5% duke lënë mbrapa presidentin aktual, Donald Trump me 30.1%.

 

Ora 10:41 Akuzat e Trump për vjedhje votash, reagon stafi i Biden

Ora 10:17 Dalin rezultatet paraprake në shtetet kryesore të SHBA

Trump kryeson rezultatin në: Florida, Indiana, Alabama, Arkansas Ajouam Kansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Misuri, Montana, Nebraska, Dakotë e Veriut, Ohajo, Oklahoma, Karolinë e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Jutah, Virxhinia Perëndimore, Uajoming

Biden kryeson rezultatin në: Kaliforni, Kolorado, Konektikat, Delauer, Hauaji, Ilinois, Merilend, Masacusets, Minesota, New Hampshire, New Jersey, New New Mexico , New York , Oregon, Ishulli Rod, Vermont, Virxhinia, Uashington, Distrikti i Kolumbisë, Arizona dhe Maine.

Ora 09:35 Përçarje në kampin e Trump, republikanët e kritikojnë për fjalimin

Ora 09:30 Trump “rrëmben” edhe fitoren në Teksas, Biden drejt fitores së Arizonës

Donald Trump ka fituar zyrtarisht Teksasin dhe 38 votat e tij elektorale, njofton AP.

Demokratët kishin pasur shpresa për të ndryshuar rezultatin në shtetin tradicionalisht konservator, pasi Teksasi raportoi nivele rekord të pjesëmarrjes në votime.

Sidoqoftë, presidenti e mbajti këtë shtet, i cili ishte një tjetër i domosdoshëm për të. Demokratët gjithashtu kanë humbur disa gara në Shtëpinë e Bardhë në Teksas për të cilat ata shpresonin se do t’i ndihmonin për shumicën në “dhomë”.

Sipas grafikëve, rezulton se në Teksas janë numëruar 84% të votave, Donald Trump ka fituar 52.2% të votave, kurse Biden, 46.4%.

 

Ora 09:16 Rezultatet deri tani në disa shtete

Në Idaho Donald Trump udhëheq me 62% dhe Joe Biden me 35%

Në Montana Donald Trump udhëheq me 55% dhe Joe Biden me 42.6%

Në Kansas Donald Trump udhëheq me 56.5% dhe Joe Biden me 32.3%

Në Arizona Joe Biden udhëheq me 52.4% dhe Donald Trump me 46.3%

Në Texas Donald Trump udhëheq me 52.2% dhe Joe Biden me 46.4%

Në Louisiana Donald Trump udhëheq me 58.5% dhe Joe Biden me 39.9%

Në New Mexico Joe Biden udhëheq me 53.9% dhe Donald Trump me 43.9%

 

Ora 09:05 Mos po ndjen humbjen?! Trump: Rezultati i zgjedhjeve të shkojë në Gjykatën Supreme

Ora 08:26 Fjalimi i parë i Trump pas votimit: Po fitojmë bindshëm, përgatituni për festë, republikanët e kritikojnë

Ora 07:24 Joe Biden e kapin emocionet, para mbështetësve ngatërron mbesën me djalin e ndjerë

Ora 06:43 Trump fiton në Ajoa dhe Montana

Agjencia e lajmeve, Associated Press e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana.

I nominuari i republikanëve ka fituar gjashtë vota elektorale nga Ajoa dhe tri të tjera nga Montana.

 

05:55 Vijon numërimi i votave në SHBA, Joe Biden në epërsi

Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike.

Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale.

Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla.

Deri tani Joe Biden ka fituar New Yorkun, Illinois, Masachusets, Maryland, Virginia.

Deri tani Donald Trump ka ftiuar Florida, Indiana, Kentucky, Alabama, Mississippi, ndërsa është në avantazh në Texas, Ohio, Michigan e në disa shtete të tjera.

05:35 Donald Trump fiton Utah, Joe Biden fitoi në tre shtete të bregut perëndimor.

Kjo pritej pasi këto shtete zakonisht votojnë për kandidatë demokratë, ndaj dhe rezultati u shpall me kaq shpejtësi.

Ndërkohë Trump është në avantazh në pothuajse të gjitha shtetet që quhen “battleground”.

05:27: Përplasje mes policisë dhe majtistëve para Shtëpisë së Bardhë

Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rendësishmë si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.

Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qendronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga republikani Donald Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij.

04:42: Garë edhe për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Përveç presidentit, votuesit amerikanë kanë zgjedhur të martën edhe anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kontrolli i dy dhomave të Kongresit është vendimtar për presidentin që të shtyjë përpara agjendën e tij.

Gjatë dy vjetëve të kaluar, presidenti Donald Trump ka punuar me një Kongres të ndarë.

Demokratët kanë pasur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët në Senat.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, i cili ka garuar në Kentaki, ka fituar kundrejt kandidates demokrate, Amy McGrath.

Të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen çdo dy vjet.

Mandatet në Senat janë për gjashtë vjet. Zgjedhjet mbahen çdo dy vjet, në bazë të rotacionit. Këto zgjedhje mbahen për 35 nga 100 anëtarët e Senatit.

04:17: Shtete që vendosin mbi fatin e zgjedhjeve/ Trump përmbys Texasin dhe kryeson në Florida

U duk si surpriza e këtyre zgjedhjeve, por Donald Trump rikuperon dhe merr kryesimin në shtetin e Texas, i cili ka 38 vota elektorale.

Kështu, me hapjen e kutive të tjera, Trump ka fituar avantazh ndaj Biden në shtetin që njihet historikisht si republikan.

Tani, Trump ka 50.8% të votave në Teksas, përballë 47.9% të Biden.

Reublikanët janë në avantazh në Florida, një shtet me një numër të madh zgjedhësish elektoral, plotë 29 të tillë.

 

03:53: Trump dhe Biden fitojnë edhe në disa shtete

Agjencia e lajmeve AP raporton se presidenti Donald Trump ka fituar Luizianën, Nebraskën, Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Uajomingun, ndërsa kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar Nju Meksikon, Nju Jorkun, Qarkun e Kolumbisë dhe Kolloradon.

Garë e forte në Florida dhe Texas, dy shtete ku Donald Trump kryeson dhe që pritet të vendosin shumë mbi fatin e përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve.

Sipas rezultateve, Biden prin me votat elektorale, 129 me 120.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...