Britani e Madhe, Johnson: Mbyllja antiCOVID-19 do të përfundojë më 2 dhjetor

E Enjte, 05 November 2020 08:04

 

Mbyllja e re, që fillon të enjten në Angli, do të përfundojë automatikisht më 2 dhjetor, siguroi sot kryeministri britanik, Boris Johnson, në përpjekje për të qetësuar shqetësimet në lidhje me ndikimin ekonomik të kësaj mase, që synon të ndalojë valën e dytë të pandemisë.

“Unë sinqerisht shpresoj që, më pas, ne të mund ta rikthejmë këtë vend në rrugën e duhur, të rihapim bizneset dhe dyqanet, ndërsa afrohen Krishtlindjet, por, për këtë, secili prej nesh duhet të bëjë pjesën që i takon në uljen e infektimeve”, shtoi udhëheqësi konservator në Dhomën e Komuneve.

 

Masa u miratua me një shumicë prej 516 votash pro kundrejt 38 kundër.

Pasi i rezistoi për javë të tëra vendosjes së mbylljes së plotë, Johnson njoftoi të shtunën një kthim në këto masa në Angli për katër javë, duke shpresuar që kështu të mund të reduktohen infektimet dhe familjet të ribashkohen për Krishtlindje.//ATSH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...