Sulmet terroriste në Europë, Macron kërkon rregullim radikal për zonën Shengen

E Enjte, 05 November 2020 22:53

 

“Evropa duhet të përforcojë kufijtë e saj sa i përket zonës Shengen, duke përfshirë një mbrojtje më të fuqishme të kufijve të jashtëm të zonës”.

Kështu është shprehur presidenti i Francës Emmanuel Macron pas sulmeve terroriste në vendin e tij në Austri.

“Unë jam për një rregullim të thellë të Shengenit për të rimenduar organizimin e tij dhe për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët të kufirit me një forcë të duhur kufitare,” tha Macron në një vizitë të kryer ditën e sotme në kufirin Franko-Spanjoll.

Ai paralajmëroi se do t’u paraqiste disa propozime lidhur me këtë çështje shteteve të tjera të unionit gjatë një samiti të programuar për në dhjetor, raporton Ora News.

Evropa është tronditur javët e fundit nga sulme terroriste në Francë dhe Austri, që kanë lënë pas viktima dhe të plagosur, ndërsa atentatorët kanë

Më 29 tetor, një tunizian vrau tre njerëz në një kishë në Nicë të Francës. Brahim Aouissaoui kishte mbërritur në ishullin italian Lampedusa, por pasi u transferua në Europë, ai udhëtoi në Francë me tren pak orë para se të kjryente sulmin e tij.

Xhihadisti që vrau katër persona në Vjenë të hënën udhëtoi në Slloveni në korrik në përpjekje për të blerë municione, thanë zyrtarët austriakë.

Macron tha se sulmet e fundit ishin një paralajmërim për Evropën se “rreziku terrorist është kudo”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...