Pas sulmeve terroriste, Franca dyfishon forcat e sigurisë, do ndalohet migrimi…çfarë paralajmëron Macron

Premte, 06 November 2020 11:38

 

Franca pas sulmeve të fundit terroriste po forcon kontrollet në kufi. Presidenti Macron kërkon gjithashtu një reformim “rrënjësor” të hapësirës Shengen me një mbrojtje të fortë në kufijtë e jashtëm.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës në zonën kufitare Le Perthus në Pirene në kufirin me Spanjën deklaroi një dyfishim të forcave të sigurisë në kufi.

Forcat e sigurisë së kufirit nga 2400 aktualisht do të shtohen duke pasur në të ardhmen 4800 policë, truproja kufitare dhe forca ushtarake. Qëllimi është që të kufizohet migrimi ilegal në sfondin e rritjes së rrezikut nga terrori.

Macron u shpreh gjithashtu që të rishqyrtohet dhe të reformohet rrënjësisht rregullorja e hapësirës Shengen – kryesisht duke pasur parasysh mbrojtjen e kufijve të jashtëm europianë.

Në këto kufij duhet të ketë një polici të mirëfilltë sigurie. Sulmet, që ka përjetuar Franca dhe Austria para pak ditësh, tregojnë, që rreziku nga terrorizmi ekziston kudo dhe se ka rrjete të globalizuara, tha më tej Macron.

“Kjo kërkon, që Europa ta intesifikojë reagimin e saj. Franca po e bën këtë, duke i dyfishuar kapacitete ekzistuese.”

Propozimet përkatëse për një reformë “rrënjësore” të hapësirës së Shengenit ai do ta parashtrojë në BE në kuadër të samitit të rregullt të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së në dhjetor.

Frankreich Spanien Macron Grenze (Guillaume Horcajuelo/REUTERS)
Qysh në prag të zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së më 2019 Macron pati kërkuar reformimin e hapësirës Shengen. Atëherë ai propozoi polici të përbashkët kufitare, një autoritet europian për çështjet e azilimit si dhe kushte të të rrepta konttrolli.

Në fakt në hapësirën Shengen, ku bëjnë pjesë 26 vende vendet europiane, nuk ka kontrolle të përhershme të personave në kufi. Vitet e kaluara disa shtete shfrytëzuan një klauzolë përjashtuese duke i rivendosur kontrollet e pjesshme kufitare. Edhe me fillimin e pandemisë Corona në pranverë disa vende europiane, ndër to edhe Gjermania, vendosën përkohësisht kontrollet kufitare dhe të tjera kufizime në kufijtë e brendshëm të hapësirës Shengen.

Macron, thekson, se kjo nuk drejtohet kundër Islamit, por kundër terrorit. Javën e kaluar Franca pas një atentati me thikë në Nicë me pasojë tre të vdekur vendosi shkallën e lartë të alarmit dhe e dyfishoi numrin e forcave ushtarake të anti-terrorit në mbi 7000. Një tunizian 21 vjeçar në një kishë në Nicë vrau në mënyrë brutale tre vetë. Edhe lidhur me këtë rast hetuesit po ndjekin pistën e një motivi íslamist. Në Francë jeton komuniteti më i madh mysliman në Europë.

Njëkohësisht Macron u përpoq që t’i zbusë tensionet e krijuara me vendet myslimane. Në një shkrim për “Financial Times” ai siguron, se Franca nuk ndodhet në luftë kundër “Islamit”- Franca lufton kundër “separatizmit islamik, por kurrë kundër Islamit”, thekson Macron.

DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...