“Bën telefonata pafund dhe…”, zbulohet si dhe ku po e pret rezultatin e zgjedhjeve Donald Trump

Saturday, 07 November 2020 10:13

 

Mësohet se Donald Trump është i zemëruar dhe i zhgënjyer që pak aleatë po dalin në mbështetje të tij në TV ose në rrugë.

Kështu thanë burime pranë presidentit për median amerikane CBS News, të cila shtojnë se presidenti ka kaluar shumë kohë duke parë TV, duke bërë telefonata dhe ka ndarë kohën e tij midis Zyrës Ovale dhe rezidencës së tij.

Ndërsa kampi i Trump e ka vendosur theksin në luftën e saj ligjore për rezultatin e zgjedhjeve, nuk ka një strategji të qartë sesi ajo do të ndiqet.

Disa ndihmës të presidentit aktual e pranojnë që e gjithë kjo duhet të ishte menduar muaj më parë, por askush nuk donte ta bënte këtë bisedë me presidentin.

Sa për hapat e ardhshëm në proces gjyqësor, nëse diçka e rëndësishme nuk zbulohet në një shtet tjetër të madh, gjithçka do të bazohet në numërimin në Pensilvani.

 

Nëse diferenca e votave është shumë e afërt, një sfidë e suksesshme e Gjykatës së Lartë mund të ndihmojë Trump. Nëse marzhi i fitores është mjaft i madh për Biden, çështja e Pensilvanisë nuk do të ketë rëndësi.

Këtu është ajo që ekipi i tij ligjor thuhet se po përqendron përpjekjet për momentin. Kujtojmë se në bazë të projeksioneve që japin mediat derimë tani, Biden është duke kryesuar në 4 nga 5 shtetet ku ende numërohen vota, dhe nëse rezultatin përfundonte kështu, atëherë demokrati do të shpallte fitoren e tij me shumë gjasa, pa pritur hapat e mëtejshëm ligjorë që do mund të ndjekë Trump

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...