Donald Trump betejë të fortë ligjore për të fituar zgjedhjet, ja si po ecën procesi i rinumërimit të votave

Premte, 13 November 2020 08:04

 

Ndërkohë që thuajse e gjithë bota e ka pranuar tashmë rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe liderët botërorë kanë uruar tashmë presidentin e zgjedhur Joe Biden, Donald Trump nuk e pranon humbjen.

Zyrtarët e fushatës së Presidentit Donald Trump nisën një përpjekje të re ligjore këtë javë që synon të pengojë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në shtetin e Pensilvanisë, ndërsa presidenti vazhdon të refuzojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

 

Në Ditën e Veteranëve, Presidenti Donald Trump vuri një kurorë me lule në varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit ndërsa Presidenti i zgjedhur Joe Biden vizitoi memorialin e të rënëve në Luftën e Koresë që ndodhet në Filadelfia. Në një postim në Twitter Presidenti shkruante: “Ne do të fitojmë”.

Me fitoren e zotit Trump në shtetin e Alaskës ai ka tashmë 217 vota elektorale, ndërsa zoti Biden 279. Për t’u shpallur fitues një kandidati i duhen minimalisht 270 vota elektorale. Numërimi nuk ka përfunduar ende në tre shtete, Arizona, Georgia dhe Karolina e Veriut.

 

Krahas padive të ndryshme ligjore të paraqitura tashmë në disa shtete kyçe me pretendimin për manipulime me votat, zyrtarët e fushatës së zotit Trump kanë nisur një proces të ri gjyqësor që synon të bllokojë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në Pensilvani. Ndërkohë dy shtete po shkojnë drejt rinumërimit, Uiskonsin dhe Georgia. “Një rezultat kaq i ngushtë, do të kërkojë një rinumërim të plotë me dorë në secilin qark.

 

Kjo do të ndihmonte në krijimin e besimit. Do t’i kryejmë të gjitha në një, kontrollin, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave”, thotë Brad Raffensperger, Sekretari Shteti i Georgias. Ekipi elektoral i zotit Trump e përshëndeti vendimin. Drejtori i fushatës për komunikimin Tim Murtaugh tha se ky është një hap i parë i rëndësishëm në proces për të siguruar që zgjedhjet ishin të drejta dhe se çdo votë e ligjshme do të numërohet.

VOA raporton se deri më tani asnjë nga paditë ligjore të ngritura nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump nuk kanë arritur të sigurojnë prova lidhur me pretendimin për mashtrime gjatë procesit të numërimit, diçka që demokratët janë të etur ta theksojnë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...