Trump: E ardhmja do të tregojë kush do të qeveris

Saturday, 14 November 2020 09:42

 

Nga radio shtetrore gjermane DW-

Presidenti Donald Trump në një konferencë shtypi në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë shprehet mbi Coronën, kurse zgjedhjet i përmend vetëm me një gjysmë fjali. Siguria e tij në fitore duket se është lëkundur.

 

Një vaksinë kundër Coronës do të vijë “shumë shpejt” bëri të ditur presidenti, Donald Trump para shtypit në Shtëpinë e Bardhë të premten. Që në dhjetor do të vaksinohen amerikanët e parë, kurse në prill vaksina e Biontech dhe Pfizer do të jetë në dispozicion të të gjithë popullatës, tha Trump. Qeveria amerikane ka siguruar me kontratë 100 milionë doza vaksine dhe ka mundësinë të sigurojë disa milionë doza të tjera.
Dyshimet e para për fitoren?
Trump për herë të parë shfaqi dyshime të lehta për atë që deri më tani është theksuar si fitore e tij në zgjedhjet presidenciale. “Idealja do ishte të mos hynim në një lokdaun”, tha ai, duke pasur parasysh rritjen e fortë të rasteve të Coronës në SHBA. “Të shpresojmë, se pavarësisht, se ç’do të ndodhë në të ardhmen, se cila qeveria do të jetë, mendoj, këtë do ta tregojë e ardhmja, por unë mund t’iu them: kjo qeveri tani nuk do të hyjë në lokdaun.”
Më shumë se një gjysmë fjalie të tillë nuk tha Trump. Nuk ishin lejuar pyetjet nga ana e gazetarëve pas deklaratës së Trumpit, ku ai lëvdoi punën e qeverisë aktuale. Ndërkohë mediat amerikane kanë njoftuar fituesit edhe në dy shtetet e fundit federale, ku ende numëroheshin votat. Sipas tyre, Joe Biden fiton në Georgia, kurse Trump në North Carolina. Me këtë fitore Joe Biden siguron 360 delegatë zgjedhorë, për të fitur zgjedhjet duhen 270 syresh.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden kërkoi përkundër kësaj masa të menjëhershme kundër përhapjes kaq të shpejtë të virusit. Deri sa një vaksinë kundër COVID-19 të jetë në dispozicion për të gjithë, do të kalojnë muaj. “Sot nevojitet veprim urgjent, nga qeveria e tanishme, duke filluar me pohimin se as serioze është gjendja”, tha Biden.
Leja për vaksinën aplikohet tek autoriteti amerikan FDA
Sipërmarrja gjermane Biontech dhe partneri amerikan farmaceutik, Pfizer duan të aplikojnë gjatë muajit për lejen në kushte emergjence për përdorimin e vaksinës në SHBA. Në fillim të javës u bë e ditur, se kjo vaksinë sipas të dhënave të para- ofron 90% mbrojtje nga infeksioni me Corona. Kriteret për lejen e emergjencës tek enti amerikan FDA nuk janë shumë të larta. Thënë në mënyrë të thjeshtëzuar, duhet të provohet, se një ilaç apo vaksinë ndihmon më shumë se krijon rreziqe. Kurse për një leje të plotë kërkohen nga FDA plotësimi i më shumë kritereve dhe një proces më i gjatë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...