Policia franceze bastis shtëpitë e ministrave për keqmenaxhim të COVID-19

Premte, 20 November 2020 22:03

 

Policia në Francë ka bërë kontrolle në shtëpitë e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, dhe ish-kryeministrit Edouard Philippe, si pjesë e hetimeve mbi menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Drejtori i shëndetit publik, Jerome Salomon, pararendësi i ministrit Veran, Agnes Buzyn, dhe ish-zëdhënësi i qeverisë Sibeth Ndiaye, ishin gjithashtu objekt i operacioneve, raportonin mediat franceze.

Hetimet vijnë në përgjigje të akuzave se ministrat kanë qenë tepër të ngadaltë në veprimin e tyre dhe janë përpjekur të ulin rëndësinë e mbajtjes së maskave gjatë pandemisë.

Operacioni vjen pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Parisi dhe tetë qytete të tjera të mëdha do të vendosen në regjim karantine gjatë natës, prej rritjes së rasteve të infektimit në valën e dytë COVID-19

Karantina do të jetë në fuqi për një muaj dhe gjatë saj policia do të kryejë kontrolle që do të shoqërohen me gjoba prej $160 për shkelje të rregullave.
Këto janë masat më të ashpra të implementuara në Francë që prej heqjes së izolimit të pandemisë në mesin e majit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...