Lajm i madh nga SHBA, ministri i Shëndetësisë: Vaksinimi mund të fillojë para Krishtlindjeve!

Tuesday, 01 December 2020 08:12

 

Pas festës së “Falënderimeve”, kur numri i njerëzve që kalonin nëpër aeroportet e SHBA-së ishte më i lartë që nga mesi i muajit mars, Ministri i Shëndetësisë, Alex Azar, tha se disa amerikanë mund të fillonin të vaksinoheshin para Krishtlindjeve.

Azar tha se vaksina kundër COVID-19 e kompanisë farmaceutike të Pfizerit mund të aprovohet dhe dorëzohet pas 10 dhjetorit, pas një takimi ekspertësh nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të vlerësuar rezultatet e provave klinike dhe për të vendosur nëse vaksina meriton dritën jeshile, raporton cnn.

 

Azar gjithashtu kujtoi se kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi se po u dërgonte një kërkesë rregullatorëve në SHBA dhe Evropë për të aprovuar urgjentisht vaksinën e saj.

Është treguar të jetë jashtëzakonisht efektive (94.1 për qind) në provat klinike dhe është e krahasueshme me rezultatet e vaksinës Pfizer.

 

“Është e mundur që të kemi të dy vaksinat në dispozicion para Krishtlindjeve”, theksoi Azar.

 

Vaksinat do të furnizohen nga qeveria federale dhe guvernatorët e shteteve federale do të vendosin se si t’i shpërndajnë ato.

Në SHBA, 4.2 milionë raste të reja të infeksionit dhe më shumë se 36 mijë vdekje u raportuan në nëntor. Numri i të shtruarve dhe të vdekurve është më i larti në gjashtë muajt e fundit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...