SHBA, skena kaotike në Siatëll pas defektit të frigoriferëve për ruajtjen e vaksinave antiCovid-19

Diel, 31 Janar 2021 09:05

 

 

Një proces kaotik vaksinimi në Siatëll ka qenë një prej skenave më të papranueshme nga qytetarët për shkak të një defekti në frigoriferët që ruanin vaksinat antiCovid-19, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

 

”Infermierë, zjarrfikës, vullnetarë dhe qindra qytetarë vërshuan nëpër spitale për të përdorur sa më shumë doza të ‘Moderna’-s, para se ato të skadonin”, shkruan DPA.

 

”Spitalet e Siatëllit nxorën qindra njerëz në mes të natës për t’u vaksinuar, pasi frigoriferët ku ato ruheshin pësuan defekt”, shkruan gazeta britanike ”The Guardian”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht defektin e tyre, por kampuset Northwest dhe Montlake të qendrës mjekësore UW dhe Qendrës Mjekësore Suedeze morën më shumë se 1 300 doza vaksinash që duheshin përdorur para se të skadonin”, shkruan gazeta duke cituar ”Seattle Times”.

Fjala për dozat e papritura u përhap në median sociale dhe qindra njerëz nxituan të përfitonin.

Në Qendrën Mjekësore Suedeze kishte mbi 100 qytetarë. Spitali shkroi në Twitter, në orën 23:59 se kishte 588 doza dhe për gjysmë ore të gjitha u mbaruan të gjitha rezervimet.

Në qendrën mjekësore UW-Northwest, autoritetet thanë se spitali po bënte çmos për të vaksinuar vetëm personat në nevojë, por shumë prej atyre që u paraqitën ishin shumë të rinj dhe të shëndetshëm për t’u kualifikuar.//

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...