Bashkimi Europian ashpërson rregullat për hyrjen e udhëtarëve në shtetet e saj

Hënë, 01 February 2021 21:45

 


Bashkimi Evropian ka fuqizuar rregullat e tij për udhëtarët nga vendet që nuk janë anëtare të bllokut. Rregullat e reja lejojnë hyrjen vetëm të banorëve nga vendet që kanë pak raste të të infektuarve me koronavirus dhe të atyre që nuk kanë pothuajse asnjë rast me variantet e reja më ngjitëse të koronavirusit.

be flamur
Ambasadorët e BE ranë dakord për masën e re për udhëtimet nga vendet jo-BE, duke përfshirë Britaninë, në një takim në Bruksel, i tha një diplomat i BE-së, agjencisë Reuters.

Në rekomendimin për udhëtimet, BE inkurajon vendet anëtare të vendosin kritere të rrepta të udhëtimeve.

Sipas këtyre rekomandimeve, një vizitor mund të hyjë në BE, nëse vjen nga një vend që ka jo më shumë se 25 raste të të infektuarve për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve.

Kufizimet në udhëtim duhet të vendosen në mënyrë urgjente për vendet në të cilat zbulohet se ka një përhapje të varianteve të reja të koronavirusit, thuhet në tekst.

Megjithë rekomandimin, vendet anëtare të BE-së e kanë fjalën e fundit për politikat e tyre kufitare.

Disa vende të BE-së, të tilla si Gjermania, kanë vendosur kufizime më të ashpra, ndërsa Belgjika ka ndaluar udhëtimet jo-thelbësore brenda ose jashtë vendit deri në muajin mars./ REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...