“Fundi i “politikës së tolerancës zero”, DW: Bideni korrigjon politikën e migrimit të SHBA

E Enjte, 04 February 2021 08:44

 

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden kishte njoftuar se nuk donte të humbte asnjë minutë kohë. Mënyra e trajtimit të migrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ndryshojë thelbësisht.

Duke nënshkruar tre dispozita administrative, Joe Biden avancoi në ndryshimin e kursit në politikën e migrimit. Presidenti i ri i SHBA po revokon urdhrat e lëshuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump mbi çështjet e imigrimit dhe azilit, të cilat janë në kundërshtim me karakterin dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, tha Bideni në Shtëpinë e Bardhë.

 

Fundi i “politikës së tolerancës zero”

Me një dispozitë administrative, kreu i shtetit dëshiron të ribashkojë familjet migrante, të cilat ishin ndarë nga autoritetet amerikane në kufirin me Meksikën, gjatë mandatit të Trumpit. Masa ishte pjesë e “politikës së tolerancës zero” të Trump, e cila ishte krijuar për të frikësuar emigrantët. Praktika e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre shkaktoi zemërim ndërkombëtar. Biden e përshkroi procedurën si një “turp moral të qeverisë së mëparshme”. Një vendim tjetër ka për qëllim të rishikojë rregulloret me të cilat u mbyll faktikisht për azilkërkuesit kufiri i SHBA me Meksikën.

Të luftohen shkaqet e ikjes

Në plan afatgjatë, qeveria e Bidenit dëshironte ta trajtojë migrimin nga Amerika Qendrore më shumë duke luftuar shkaqet e ikjes dhe dhe me rregulla humane, u tha. Aktualisht, kufiri me Meksikën është thuajse plotësisht i mbyllur, edhe për shkak të pandemisë së Covid-19. Edhe rregullore të tjera, që kanë krijuar pengesa për migrimin legal, tani po shqyrtohen me kujdes, tha qeveria e SHBA. Në të ardhmen, përpjekjet për të integruar emigrantët do të koordinohen në mënyrë qendrore nga Shtëpia e Bardhë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...