Nga Rusia tek çështja e ushtarëve amerikanë në Evropë/ Çfarë synon Presidenti i ri amerikan në lidhje me NATO-n

E mërkurë, 17 February 2021 21:33

 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të shfrytëzojë pjesëmarrjen në takimin e tij të parë ministerial të vendeve të NATO-s që zhvillohet të mërkurën, për të riparuar marrëdhëniet duke pranuar se lidhjet e hershme ishin shpesh të tensionuara nën drejtimin e ish-Presidentit Donald Trump.

sdss
Ndryshimi në ton dhe përqasje, siç e përshkruan të martën zyrtarë të lartë të mbrojtjes, vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO po përballen me vendime të mëdha për praninë e trupave në Afganistan dhe për t’iu kundërvënë fuqive si Rusia dhe Kina, të cilat vazhdojnë të shfrytëzojnë rregullat ndërkombëtare në favorin e tyre.

Por, Sekretari Austin synon të vërë në dukje se aftësia për të bërë përparim me ndonjë prej çështjeve të ngutshme me të cilat ballafaqohet aleanca varet nga rikthimi i marrëdhënies përsëri në baza solide.

“Skuadrat kanë sukses vetëm kur secili lojtar besohet dhe respektohet. Dhe miqtë tanë të aleancës nuk e kanë ndjerë gjithmonë këtë respekt”, shkruajti sekretari i mbrojtjes në një artikull të botuar të martën nga gazeta The Washington Post.

“Ne duhet të këshillohemi me njëri-tjetrin, të vendosim së bashku dhe të veprojmë së bashku”, shtoi ai.

Sekretari Austin dhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes thanë se procesi i rigjallërimit të marrëdhënies së Shteteve të Bashkuara me NATO-n filloi menjëherë, me telefonata me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe anëtarë të tjerë të aleancës, shumë prej të cilëve ndiheshin disi të braktisur nga administrata e mëparshme.

“Është e drejtë të thuhet se gjatë katër viteve të fundit, perceptimi i publikut për angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe qëllimin tonë ka qenë disi i paqartë”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes përpara fillimit të takimeve virtuale përgjatë dy ditëve.

Sekretari Austin “është përqendruar me të vërtetë në përpjekjen për të ringjallur marrëdhëniet tona me aleancën”, tha zyrtari, duke shtuar se sekretari synon të sigurojë NATO-n se angazhimi i Uashingtonit për mbrojtjen e ndërsjellë, i parashikuar në nenin 5 të traktatit, “mbetet i çeliktë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sinjalizoi në fillim të këtij muaji dëshirën për të riparuar marrëdhënien SHBA-NATO.

“Nuk mund të mohohet se gjatë katër viteve të fundit, kemi patur disa periudha sfiduese. Dhe nuk është sekret se gjithashtu kam patur disa diskutime të vështira me ish-presidentin”, tha ai. “Është në interesin e sigurisë së Evropës dhe Amerikës së Veriut, të Shteteve të Bashkuara, t’ia fillojmë edhe njëherë”.

Megjithatë ndërsa administrata e Presidentit Biden dhe NATO kërkojnë të riparojnë ndasitë ekzistuese, ata po përballen me vendimin e tyre të parë të madh – çfarë të bëjnë në Afganistan, ku Shtetet e Bashkuara përballen me një afat në muajin maj për tërheqjen e 2’500 forcave të mbetura në vend.

Afganistani

“Nuk ka patur një vendim mbi nivelin e pranisë së trupave në Afganistan”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes, duke e quajtur ministerialin e NATO-s një shans për Shtetet e Bashkuara që të konsultohen me anëtarët e aleancës, të cilët kanë të vendosur atje 7’000 trupa të tjera.

“Shtetet e Bashkuara dhe NATO shkuan në Afganistan së bashku. Ne do të përshtatemi së bashku. Dhe kur të jetë koha e duhur, ne do të largohemi së bashku”, shtoi zyrtari, duke përsëritur komentet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s vetëm një ditë më parë.

Megjithatë, shqetësimet janë rritur se marrëveshja e nënshkruar me talebanët mund të mos jetë e qëndrueshme.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se niveli i dhunës në Afganistan mbetet shumë i lartë, duke ngritur pikëpyetje nëse talebanët po përmbushin vërtet marrëveshjen.

Disa zyrtarë amerikanë vazhdojnë të kenë shpresë.

“Unë mendoj se ekziston nxitja për ta që ta përmbushin marrëveshjen”, tha për talebanët një zyrtar i dytë i lartë i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Pentagoni është ende duke bërë një rishikim të marrëveshjes së shkurtit 2020.

Por disa analistë nuk i shohin ende Shtetet e Bashkuara të bien dakord për largimin.

Administrata e Presidentit Biden “dëshiron të ruajë stabilitetin në Afganistan dhe të sigurohet se misioni kundër terrorizmit që solli Shtetet e Bashkuara në Afganistan në vitin 2001 vazhdon”, i tha shërbimit afgan të Zërit të Amerikës Steve Coll, autor i librit “Luftërat fantazmë: Historia sekrete e CIA-s, Afganistani dhe Bin Ladeni”.

“Unë mendoj se ka shumë të ngjarë të konkludojnë se u duhet më shumë kohë dhe se niveli i trupave në Afganistan, tani 2’500 apo më shumë, mund të mos jetë i mjaftueshëm për misionin e antiterrorizmit”, tha zoti Coll.

Forcat amerikane në Evropë

Aleatët e Uashingtonit në NATO gjithashtu do të duan të dëgjojnë për fatin e trupave amerikane të dislokuara aktualisht në të gjithë Evropën.

Nën drejtimin e ish-Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara njoftuan korrikun e kaluar se do të tërhiqnin rreth 12’000 trupa nga Gjermania, duke dërguar disa prej tyre në Belgjikë, Itali dhe Poloni, ndërsa pjesa tjetër do të kthehej në shtëpi.

Nën Presidentin Biden, ky plan është pezulluar. Dhe Uashingtoni ka të ngjarë të sigurojë aleatët për të paktën se forcat amerikane nuk do të tërhiqen.

“Në asnjë mënyrë nuk do të prisja të shihja ndonjë gjë që do të dukej, le të themi, si një tërheqje”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara. “Qëndrimi në Evropë është thelbësor për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Rusia

Së bashku me sigurimin e aleatëve evropianë të Shteteve të Bashkuara për një prani të vazhdueshme amerikane, zyrtarët e mbrojtjes gjithashtu do të kenë përparësi përballimin e Rusisë.

“Rigjallërimi i marrëdhënies së Shteteve të Bashkuara me aleancën, një ndryshim në tonin dhe qasjen tonë, dëshira për të punuar me aleatët dhe partnerët tanë… kjo është e gjitha e lidhur pazgjidhshmërisht me çfarë kemi parë nga Rusia”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes.

Shpenzimet e mbrojtjes

Një fushë ku ka të ngjarë të ketë një lloj vazhdimësie nga administrata e ish-Presidentit Trump deri tek administrata e Presidentit Biden janë shpenzimet e mbrojtjes.

Zyrtarët e Pentagonit thanë të martën se ndërsa ata janë mirënjohës për aleatët e NATO-s që kanë premtuar të shpenzojnë 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen, kjo nuk është e mjaftueshme.

“Ne presim që të gjithë aleatët ta përmbushin këtë angazhim”, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes. “Ka më shumë punë për të bërë … do ta dëgjoni shumë këtë”. /Voa

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...