Zëri Amerikës: Vetëm vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna janë mjaft të efektshme

Hënë, 29 Mars 2021 21:53

 

Nga Zëri Amerikës-

Vaksinat për COVID-19n të krijuara nga kompanitë Pfizer – BioNTech dhe Moderna e ulin rrezikun e infektimit me 80% dy javë ose më shumë pas dozës së parë, sipas të dhënave të një studimi të publikuar të hënën me rreth 4 mijë persona të vaksinuar që punojnë në kujdesin shëndetësor ose në vijën e parë të përpjekjeve kundër koronavirusit.

 

Rreziku i infeksionit ra me 90% dy javë pas dozës së dytë, thuhet në studimin që vlerëson në praktikë efikasitetin e vaksinave.

Studimi i kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përpiqet të përcaktojë aftësinë e vaksinave për mbrojtjen kundër infeksionit, përfshirë infeksionet që nuk shkaktojnë simptoma.

Provat e mëparshme klinike nga ana kompanive vlerësonin efikasitetin e vaksinave të tyre për parandalimin e sëmundjes.

“Ky studim tregon se përpjekjet tona kombëtare të vaksinimit po funksionojnë,” tha Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky, në një deklaratë.

Gjetjet nga përdorimi në praktikë i këtyre vaksinave që funksionojnë me metodën gjenetike të ARN-së, konfirmojnë atë që u vu re në provat e kontrolluara klinike të kryera para se ato të merrnin autorizimin për përdorim emergjent nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Studimi shqyrtoi efektivitetin e vaksinave midis 3,950 pjesëmarrësve në gjashtë shtete gjatë një periudhe 13-javore, nga 14 dhjetori 2020 deri më 13 mars 2021.

Teknologjia e re e “lajmëruesit ARN” përdor një element kimik natyror që “udhëzon” qelizat të krijojnë proteina të cilat janë kopje e një pjese të koronavirusit. Kjo e mëson sistemin imunitar të njohë dhe të sulmojë virusin e vërtetë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...