“Të shpëtojmë Amerikën”, Donald Trump i rikthehet tubimeve dhe ‘nis’ sërish rrugëtimin për në presidencë

Hënë, 28 June 2021 11:17

 

Nën moton “Të shpëtojmë Amerikën!” republikani doli përpara mijëra mbështetësve të tij në Uellington, Ohio. Donald Trump u kërkoi atyre të rikthejnë shumicën republikane në Kongres. Në zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2022 është në rrezik diferenca e vogël që kanë demokratët si shumicë në të dy dhomat e Kongresit të SHBA-së.

Në fjalën e tij Trumpi përsëriti akuzën e tij të hedhur shpeshherë poshtë se në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kishte pasur mashtrime. Trumpi kritikoi gjithashtu politikën e imigracionit të pasardhësit të tij Joe Biden dhe ripërsëriti gjithashtu kritikat e tij ndaj Gjermanisë për gazsjellësin Nord Stream 2 në Detin Baltik.

A do të kandidojë përsëri Trumpi?

Trump nuk bëri deklarata të qarta për të ardhmen e tij politike në fjalimin e tij 90 minutësh. Deri tani ka pasur vetëm spekulime, nëse ai do të kandidojë përsëri për zgjedhjet presidenciale 2024. Për të konsoliduar ndikimin e tij tek Republikanët, ai aktualisht po mbështet miqtë besnikë të partisë, të cilët garojnë për shembull kundër kundërshtarëve politikë brenda partisë për zgjedhjet paraprake për zgjedhjet e ardhshme të Kongresit.

Në tubim morën pjesë rreth 20,000 vetë

Që nga fundi i mandatit të tij në detyrë Trump kishte mbajtur fjalime vetëm në ceremoni dhe aktivitete të brendshme të Partisë Republikane. Mitingu përpara mbështetësve në Ohio ishte i pari në stilin e tubimeve masive që ai ka mbajtur gjatë fushatave të tij zgjedhore dhe presidencës. Sipas policisë në tubim kishin marrë pjesë rreth 20,000 vetë. Tubime të ngjashme janë planifikuar gjatë javës tjetër në Teksas dhe Florida.

Trump u largua nga posti i presidentit më 20 janar pas humbjes në zgjedhje ndaj Bidenit. Megjithatë deri sot 75-vjeçari nuk e ka pranuar se i humbi zgjedhjet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...