Greqia nën pushtetin e flakëve: Njerëzit ikin nga banesat, 2 të vdekur, 20 plagosen

Saturday, 07 August 2021 09:24

 

Në Greqi dy persona humbën jetën ndërsa 6 zona janë zona me rrezik të lartë nga zjarret që janë përhapur në të gjithë Greqinë.

Retë e mëdha të tymit po dalin mbi periferinë veriore të Athinës dhe njerëzve po u kërkohet të lënë banesat e tyre.

Një 38 vjeçar i cili po punonte si zjarrfikës vullnetarë humbi jetën nga një shtyllë elektrike që ra në një periferi të kryeqytetit. Ndërkohë 20 të tjetër janë plagosur.

Greqia nën pushtetin e flakëve: Njerëzit ikin nga banesat, 2

Viktima tjetër është presidenti i Dhomës së Tregtisë të Athinës, Konstantinos Michalos. Ai u gjet pa ndjenja në një fabrikë.

Kryeministri i Greqisë thotë se vala e të nxehtit e ka kthyer vendin në "një fuçi baruti".

Zjarrfikësit po luftojnë për të fikur 154 vatra zjarri që janë përhapur në të gjithë vendi.

 

Të favorizuar dhe nga era vatrat më të mëdha të zjarrit janë në very të Athinës.Vatra zjarri ka dhe në ishullin Evia ku gjatë natës janë evakuar banorët.

“Po përballemi me një tjetër natë shumë më të vështirë” tha mbrëmë ministri Nikos Hardalias.

“Zjarre të mëdha me një intensitet të paprecedentë janë përhapur dhe të gjithë forcat po luftojnë ditë e natë për të shpëtuar jetë së bashku dhe me vullnetarë.”

Mijëra njerëz u është kërkuar të evakuohen nga banesat tyre në Athinë ndërsa hiri e bloza kanë mbulur të jgitha banesat, shtëpitë dhe makinat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...