Pentagoni, 20 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001

Saturday, 11 September 2021 17:19

 

Nesër bëhen 20 vjet që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, Pentagon dhe Shanksville të Pensilvanisë, ku gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë. 184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit.

Ishte kjo një ditë që ndryshoi Amerikën dhe gjithë botën. Avioni me numër fluturimi 77 i kompanisë American Airlines, u përplas në Pentagon në orën 9:37 të mëngjesit, pak pas sulmeve në kullat binjake në Nju Jork dhe pak para rënies së avionit tjetër të rrëzuar në Shanksville të Pensilvanisë. Edhe sot pas 20 vjetësh kujtimet janë të pashuara për të mbijetuarit.

Pentagoni, 20 vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001

Kur avioni goditi Pentagonin, shumë vetë që kishin marrë vesh për sulmet në Nju Jork, e kuptuan se çfarë po ndodhte. Çdo gjë u bllokua, metroja u mbyll dhe u evakuuan jo vetëm punonjësit e Pentagoni por edhe të të gjitha qendrave të pushtetit në Washington. Megjithëse ende nuk dihet me siguri se për ku ishte drejtuar avioni që u rrëzua në Shanksville të Pensilvanisë, pas rezistencës heroike të pasagjerëve, sipas hetimeve të mëpasshme, objektivi i tij mund të ketë qenë Shtëpia e Bardhë ose Kapitoli.

Në Pentagon, të mbijetuarit kujtuan tmerrin e asaj dite dhe folën mbi përvojat e tyre personale.

Akti i të kujtuarit është një veprim kompleks, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ngjarje si 11 shtatori.

"Ndodheshe në mes të një vorbulle tymi, karburanti avioni dhe njerëzish që vraponin përreth teje të cilët ishin të çorientuar," thotë Mark Lewis i cili punonte në atë kohë në Pentagon si drejtor i personelit të ushtrisë.

Marilyn Wills, kolonele në pension, tregon për përpjekjet dramatike për të dale nga godina për të shpëtuar.

"Unë, një ushtar, një kolonel filluam të godisnim kornizën e një dritareje derisa u hap mjaftueshëm sa të mund të kalonte një fëmijë. Vazhduam derisa ajo u hap. Shtëllungat e tymit filluan të depërtonin jashtë dritares”, tha ajo.

Kujtimet mbushen me emocione, me zemërim dhe me dëshirën për t'u siguruar që historia të rrëfehet.

"Unë nuk e pata problem të kthehesha në ndërtesë, por është e pamundur të mos mendosh për atë ngjarje kur hyn aty. Është me ty gjithmonë dhe nuk zhduket kurrë”, thotë Gerry Kitzhaber, Zëvendës Drejtor i Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë.

20 vjetori i 11 Shtatorit, simbolizon një moment kur kujtesa e freskët fillon të ndërthuret me idenë se një ngjarje po bëhet gradualisht pjesë e historisë. Në këtë kuptim është e rëndësishme se si i mbajmë mend ato. Ndërkohë nesër ashtu si çdo vit do të ketë një ceremoni në Pentagon, si edhe në Nju Jork dhe Shanksville për nder të atyre që humbën jetën. Presidenti Joe Biden do të shkojë tek të treja ceremonitë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...