Raporti i shërbimeve amerikane të sigurisë: Ngrohja globale kërcënon stabilitetin botëror

Premte, 22 October 2021 08:05

 

 

Ngrohja globale kërcënon stabilitetin në botë, sipas një raporti të shërbimeve amerikane të sigurisë, që parashikon një rrezik në rritje të konflikteve për shkak të mungesës së ujit dhe lëvizjeve migratore pas vitit 2030.

“Tensionet gjeopolitike ka të ngjarë të përkeqësohen, pasi vendet kanë mosmarrëveshje se si të reduktojnë emetimet e gazrave serrë për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit”, thuhet në raport.

 

Sipas raportit, shumica e vendeve “do të përballen me zgjedhje të vështira ekonomike dhe ndoshta do të mbështeten në përparimet teknologjike për të reduktuar shpejt emetimet e tyre.

 

Teknikat gjeoinxhinierike, të cilat synojnë të manipulojnë dhe ndryshojnë klimën dhe mjedisin, mund të jenë një tjetër burim konflikti.

 

Pas vitit 2040, vendet më pak të zhvilluara do të jenë më pak në gjendje të përshtaten me ndryshimet klimatike, gjë që “do të rrisë rrezikun e paqëndrueshmërisë apo edhe luftës civile në këto vende”.

 

Veçanërisht të rrezikuara janë Afganistani, Mianmari, India, Pakistani, Koreja e Veriut, Guatemala, Haiti, Hondurasi, Nikaragua, Kolumbia dhe Iraku, vende “jashtëzakonisht të prekshme ndaj efekteve fizike (të ndryshimeve klimatike) dhe nuk kanë kapacitete për t’u përshtatur me to

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...