Falimentimi i Greqisë i ka kushtuar BE-së plot 600 miliard euro

E Enjte, 28 October 2021 10:17

 

Sot, gruaja më e urryer në Greqi, pritet të mbërrijë për një vizitë. Bëhet fjalë për kancelaren gjermane në detyrë, 67-vjeçaren Angela Merkel.

Sipas gazetës BILD, kancelarja është e treta në listën e gjermanëve më të urryer, pas Hitlerit dhe Wolfgang Schaueble.
Merkel synon që sot të mbyllë këtë kapitull: për dy ditë ajo do u thotë lamtumirë dy krizave më të mëdha të saj- asaj financiare dhe krizës së refugjatëve.

Në prill të vitit 2010, Greqia shpalli falimentin dhe prej asaj kohe, Bashkimi Europian ka shpenzuar disa miliarda për të shpëtuar këtë vend.

Një nga ekonomistët më të njohur në Greqi, George Vamvoukas thotë për BILD se “BE ka shpenzuar në total më shumë se 600 miliardë euro për të shpëtuar Greqinë”. Prej këtyre, pjesa e Gjermanisë është 170 miliardë euro. Shumica e këtyre parave kanë ikur përgjithmonë, thotë ai.

“Në vitin 2009, borxhi publik i Greqisë ishte 298 miliard euro ose 125 përqind e prodhimit ekonomik. Në vitin 2021, ky borxh është 389 miliard euro ose 222 përqind e PBB”, thotë ai. Pra miliardat e dhëna kanë shkuar më kot? Sipas ekonomistit, ato kanë shërbyer për të shpëtuar kursimet e grekëve dhe për të blerë kohë për Greqinë.

Por problemi është se ekonomia nuk është rindërtuar mjaftueshëm. Përveç turizmit, Greqia nuk ka një model real ekonomik

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...