Dhjetë konfliktet që do diktojnë zhvillimet ndërkombëtare gjatë këtij viti

Premte, 14 Janar 2022 11:17

 

Nga Mauro Indelicato “Il Giornale”

Viti i ri po rikthen konfliktet e vjetra. Pas Vitit të Ri, politika ndërkombëtare duhet të merret me modelet politike dhe ushtarake të trashëguara nga viti 2021. Në 12 muajt e ardhshëm do të ketë të paktën 10 situata shumë të nxehta që duhen monitoruar.

Tensionet SHBA-Kinë

 

Për momentin, sfida kryesore sot për sot që është më shumë politike sesa ushtarake, po zhvillohet në Paqësor. Vitin e kaluar u nënshkrua marrëveshja AUKUS midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Australisë.

Synimi kryesor i saj është të krijojë një aleancë të aftë për të frenuar synimet kineze në rajon. Ky vit mund të sjellë një përplasje direkte në Tajvan, ku gjendet një prani e madhe e trupave amerikane, ndërsa afër ishullit kinezët kanë kryer muajt e fundit shumë manovra më avionët dhe anijet e tyre.

Ukraina dhe lufta në Donbas

 

Viti që sapo ka përfunduar është shoqërua me një përshkallëzim të tensioneve. Ushtria ukrainase ka marrë nën kontroll “zonat tampon” të krijuara nga Marrëveshjet e Minskut të vitit 2014. Nga ana e saj, Moska i ka dhënë dritën jeshile vendosjes së qindra mijëra ushtarëve të saj përgjatë kufirit. Në dhjetor, një bisedë telefonike midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Xho Bajden, i ka ulur disi tensionet. Por mundësia e një konflikti të drejtpërdrejtë midis Moskës dhe Kievit është ende shumë e fortë.

Afganistani dhe rikthimi i terrorizmit

 

Në gushtin e vitit të kaluar, Talebanët rifituan pushtetin në Afganistan pas 20 vitesh. Por konflikti afgan nuk mund të konsiderohet si i përfunduar. Kjo pasi Talebanët po përballen me probleme të ndryshme, të cilat mund të destabilizojnë vendin në muajt e ardhshëm.

Krizës ekonomike i shtohet sfida e ISIS. Bllokada ekonomike dhe alarmi i rikthimit të terrorizmit, mund ta përshpejtojnë destabilizimin e ri të Afganistanit.

Kazakistani dhe Azia Qendrore

 

Shkaqet e trazirave që filluan në këtë vend të Azisë Qendrore në fillim të këtij vitit, janë të vjetra Dhuna e protestave, i befasoi autoritetet. Kundërpërgjigja e ashpër e qeverisë mund ta kthejë situatën në normalitet, por nga ana tjetër mund të çojë në një përplasje edhe më të ashpër midis të njëjtave autoritete dhe grupeve rebele.

Këta të fundit, falë edhe grabitjeve të kazermave dhe komisariateve të policisë, kanë në dispozicion shumë armë dhe municione. Çdo destabilitet në Kazakistan do të kishte pasoja të mëdha për disa arsye. Para së gjithash, do të ishte një problem shumë serioz për Rusinë brenda hapësirës ish-sovjetike. Së dyti, ai mund të destabilizojë edhe vendet fqinje.

Destabiliteti në Libi

2021 duhej të ishte viti i zgjedhjeve në Libi. Por nuk pati negociata dhe dështimi i procesit zgjedhor mund të përfaqësonte prologun e një faze të re destabiliteti. Vendi është ende shumë i fragmentuar, si në nivelin politik po ashtu edhe në atë ushtarak.

Që nga marsi i vitit të kaluar ka një qeveri të unitetit kombëtar, por njëkohësisht nuk ka qartësi për strukturën aktuale institucionale dhe kontrolli real i territorit u është besuar milicive të të gjitha llojeve. Pas më shumë se 10 vjetësh që prej vdekjes së Muamar Gadafit, dita e një rifillimi në shkallë të gjerë të luftës nuk është aq e largët

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...