Biden, sanksione ndaj Putin dhe Lavrov, iu ndalohet hyrja në SHBA, goditet pasuria 200 mld $ e liderit rus

Saturday, 26 February 2022 06:25

 

Presidenti Joe Biden po planifikon të vendosë sanksione drejtpërdrejt ndaj Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas sulmit ushtarak ndaj Ukrainës.

Edhe Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkua njoftuan se do të vendosin sanksione që synojnë Putinin dhe Lavrovin.

"Në përputhje me vendimin e aleatëve tanë europianë, SHBA do t'u bashkohen atyre në sanksionimin e presidentit Putin dhe ministrit të Jashtëm, Lavrov", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

SHBA synon të godasë pasurinë 200 miliardë dollarë të liderit rus.

Por masat do të jenë kryesisht simbolike pasi mbetet e paqartë se ku janë paratë e Putinit dhe sa ka prej tyre.

Psaki tha se 'ndalimi i udhëtimit në SHBA' do të ishte pjesë e masave të Shtëpisë së Bardhë në sanksionet ndaj Putin dhe Lavrov.

Putin do të bëhet objektivi më i lartë që do të goditet pasi Shtëpia e Bardhë vendosi masa ndaj bankave dhe oligarkëve të shumtë rusë. Biden ka qenën nën presion për të shënjestruar personalisht Putinin për sulmin e tij ndaj Ukrainës.

Biden bisedoi në telefon këtë të premte për 40 minuta me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy. Ky i fundit i ka kërkuar sanksione të ashpra për Rusinë dhe Vladimir Putin si dhe ndihma konkrete për t'i bërë ballë agresionit ushtarak rus

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...