Trump në Ohio: SHBA-të u tradhtuan për dekada me radhë! Ne rihapëm vendet e punës, luftuam krimin

E Enjte, 28 Prill 2022 17:49

 

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar një miting entuziast në Ohio së fundmi.

Trump ka folur përpara turmës entuziaste për tradhti ndaj SHBA për dekada me radhë, mbylljen e vendeve të punës për amerikanët dhe përhapjen e kriminalitetit dhe bandave në komunitete të ndryshme.
Ai ka deklaruar se gjatë Presidencës së tij, vendet e punës u rihapën dhe u luftua kriminaliteti.

Gjithashtu, Trump theksoi se gjithçka ndryshoi kur në Shtëpinë e Bardhë erdhi një president që vendoste Amerikën në parën, duke iu referuar drejtimit të Presidencës së SHBA prej tij nga 2017 në 2021.

 

"Për dekada, shteti juaj u tradhtua pa mëshirë nga politikanë globalistë. Dhe ju e dini më mirë se kushdo – ne ishim aty me ju – interesa të veçanta korruptive dhe radikalë ekstremë të majtë që iu larguan vendet e punës, mbyllën fabrikat, mbyllën furrnaltat e çelikut, hapën kufijtë e ju shkurtuan pagat, dhe lejuan krimin, bandat dhe drogat vdekjeprurëse të vërshonin në komunitetet e Ohios dhe, e dini se ku e kam fjalën, dhe ne e ndaluam këtë gjë, e ndaluam. Ne ju rikthyem vendet e punës... ju rikthyem vendet e punës, gjithçka ndryshoi kur më në fund ju patët një president që vendoste Amerikën të parën, që vendoste Ohion të parin, dhe ashtu bëmë".

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...