Biden mbante dokumentet sekrete në garazhin e makinës Corvette/ Gazetari e ‘gozhdon’: Çfarë të tha mendja?

E Enjte, 12 Janar 2023 21:48
 
 

Thellohet më tej skandali i dokumenteve të klasifikuara të gjetura në ambientet private të presidentit amerikan, Joe Biden.

 

Ky i fundit pranoi të enjten se të tjera dokumente sekrete janë gjetur në banesën e tij private në Delaware, në garazhin ku mbante makinën Corvette.

 
 Ky lajm bombastik vjen në kohën kur Departamenti i Drejtësisë tha se do të hetojë nëse Biden ka abuzuar me informacionet e klasifikuara, një krim i mundshëm, pasi la detyrën si zëvendëspresident në vitin 2017. Të enjten pasdite, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se ka caktuar ish-prokurorin Robert Hur si këshilltar special për të hetuar këtë çështje.
 
 

Ndërkohë në konferencën për shtyp të Biden, gazetari i Fox News, Peter Doocy e ‘gozhdoi’ kreun e shtetit me pyetjen e tij.

“I ke mbajtur materialet e klasifikuara pranë makinës Corvette? Çfarë të tha mendja?” e pyeti ai.

“Makina ime Corvette është e kyçur në një garazh. OK? Kështu që dokumentet nuk ishin në rrugë,” reagoi presidenti.

“Aha, pra ishin në një garazh të kyçur?” insistoi gazetari.

“Po, njësoj si makina ime,” deklaroi Biden.

Të mërkurën u raportua se të tjera dokumente janë gjetur në qendrën ‘Penn Biden’. Por ajo që e bën më të rëndë këtë histori është lidhja me donacionet kineze.

E shpjeguar me pak fjalë: kur Joe Biden u largua nga posti i zëvendëspresidentit, ngriti një institut kërkimor pranë Universitetit të Pensilvanit. Instituti në fjalë mori emrin ‘Penn Biden Center’.

Që kur Universiteti i Pensilvanisë lajmëroi ngritjen e kësaj qendre, pati një vërshim donacionesh anonime. Mbi të gjitha binin në sy donacione të shumta nga dhurues anonimë kinezë. Bëhet fjalë për të paktën 54.6 milionë dollarë.

Kjo qendër, ku u punësuan kryesisht të larguarit nga administrata e presidentit Barack Obama, u kthye në një ‘fole të parave të errëta’. Të punësuarit e kësaj qendre merrnin donacionet, ndërsa prisnin rikthimin në pushtet. Mes të punësuarve ishte edhe Antony Blinken, që më vonë do bëhej Sekretar i Shtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...