Përgjaket Londra, 30 vrasje në 90 ditë

Tuesday, 03 Prill 2018 12:26

Për  herë të parë në histori, Londra bëhet një qytet më i dhunshëm se New York. Nga fillimi i vitit në kryeqytetin britanik janë shënuar 30 vrasje, e fundit prej te cilave një ditë më parë.

Një 17-vjeçare u qëllua për vdekje me armë zjarri në veri të Londrës mbrëmjen e së hënës, ndërsa një 16 vjeçar u plagos rëndë në një sulm tjetër me thikë.

Vetëm mes 14 dhe 20 marsit kanë humbur jetën të paktën 8 persona, të gjithë nën moshën 30-vjeçare. Rreziku i vjedhjeve në banesa është 6 herë më i lartë se sa në metropolin amerikan,

Ai i grabitjes 1 herë e gjysmë, ndërsa ai i pësimit të një akti të dhunshëm seksual tre herë më i lartë. Shifrat kanë vënë në alarm londinezët.

Autoritetet lokale po përpiqen të sigurojnë banorët duke theksuar se qyteti mbetet një prej më të sigurtëve në botë. Policia e kryeqytetit  njoftoi  mobilizimin e 100 efektivëve të tjerë për t’u përballur me krimet. Ndërkaq në Neë York është  shënuar një reduktim i akteve kriminale. Në 20 vitet e fundit, vrasjet  janë ulur nga 2 mijë në 230 në vit.

Modifikuar më Tuesday, 03 Prill 2018 17:35

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Insigne, videomesazh fëmijës-tifoz të Napolit që u përlot: “Do kthehesh të buzëqeshësh”

Sport

Insigne, videomesazh fëmijës-tifoz të Napolit që u përlot: “Do kthehesh të buzëqeshësh”

Të shtunën në mbrëmje Napoli pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, me skuadrën e Gattuso që u rrëzua në goditjet e Chiesa e Vlahovic. Imazhi simbol i...

Almeda Abazi përlotet në emision teksa flet për të birin

Aktualitet

Almeda Abazi përlotet në emision teksa flet për të birin

Almeda Abazi, ishte e ftuar së fundmi në një emision në kanalin turk “Kanal D”. Ndër të tjera, ajo ka folur për ndërhyrjen që iu desh t’i nënshtrohej i vogli i...

Integrimi në BE, nuk mund të bëhet realitet pa garantuar kushtet e komuniteteve në vend

Aktualitet

Integrimi në BE, nuk mund të bëhet realitet pa garantuar kushtet e komuniteteve në vend

Nga Rivelino Çuno Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk mund të bëhet realitet pa garantuar kushtet e komuniteteve në vend. A mund të ndodh kjo pa Europianizuar? Si të bëhemi pjesë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!