Trump niset për në Nju Jork: Prokurori i korruptuar i Sorosit po ndërhyn në zgjedhje

Hënë, 03 Prill 2023 19:46
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është nisur për në Nju Jork. 

Sipas BBC, avioni i tij sapo u nis nga Florida për në Nju Jork, ku do i komunikohen akuzat. Avokatët thanë se ai do vetëdeklarohet i pafajshëm, ndërsa mediat nuk i dinë akoma akuzat e plota ndaj tij.

Deri më tani dihet se ai akuzohet se ka paguar 130 mijë dollarë për një pornostare, në mënyrë që të mos flasë në lidhje me një aferë mes tyre

Përpara se të niset, Trump sulmoi sërish prokurorin Alvin Bragg, që ka ngritur akuzat ndaj tij, duke thënë se është i paguar nga miliarderi George Soros.

 

“Prokurori i korruptuar nuk ka një çështje. Ai thjesht ka një ambient ku unë do përballem me një gjykim (kjo duhet ndryshuar) dhe një gjykatës që e urren Trump, i zgjedhur nga vetë prokurori i mbështetur nga Soros (edhe kjo duhet ndryshuar),” shkroi Trump.

“Gjithashtu, Departamenti i Drejtësisë po punon me zyrën e prokurorit- e paprecedentë,” tha Trump.

“Kjo është ndërhyrje në zgjedhje,” theksoi ish-presidenti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...