Skandali i Blinken me djalin e Biden/ DASH refuzon t'u përgjigjet pyetjeve

Saturday, 22 Prill 2023 11:01

Blinken orkestroi një fushatë që synonte ta paraqiste lajmin për laptopin e Hunter Biden si pjesë e një fushate të dezinformimit rus.

Plot 51 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të inteligjencës nënshkruan një letër ku theksonin se historia e laptopit të Hunter Biden është një manovër ruse, një pretendim që më vonë rezultoi i rremë.

Komisioni i Gjyqësorit dhe Inteligjencës në Kongresin amerikan tha se sipas dëshirës së ish-nëndrejtorit të CIA-s, Michael Morell, Blinken ishte personi që kishte nxitur nënshkrimin e kësaj letre.

 

Por një zëdhënës i Departamentit të Shtetit refuzoi që t’i përgjigjet çdo pyetje në lidhje me implikimin e Blinken te kjo letër.

“Kjo nuk është çështje e Departamentit të Shtetit, kështu që nuk kam asnjë koment për këtë,” tha zëdhënësi Vedant Patel.

Kongresi amerikan thotë se Blinken ndihmoi për të mbledhur firmat për letrën e nënshkruar në mesin e tetorit 2020, përpara se Biden të zgjidhej president dhe përpara se Blinken të merrte postin e Sekretarit të Shtetit.

Skandali i laptopit të Hunter Biden doli në dritë nga gazeta NY Post, por u mohua vazhdimisht qoftë nga mediat e majta tradicionale, qoftë nga politika e majtë.

Vetëm para disa javësh, vetë Hunter Biden e pranoi këtë histori si të vërtetë.

Kujtojmë se në laptopin e Hunter Biden shfaqet edhe emri i Dorian Duçkës, këshilltarit të Edi Ramës. Po ashtu, Biden rezulton i lidhur me një kompani kineze, e cila ka sponsorizuar një ekspozitë të Edi Ramës në Hong Kong

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...