Fox News: Irani mburret se ka marrë hard disqet e muxhahedinëve opozitarë nga Shqipëria

Hënë, 10 July 2023 21:29
Rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News, vazhdon ta ketë argument kryesor çështjen e bastisjes së dhunshme në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri.


“Irani pretendon se ka marrë hard disqet nga bastisja e fundit kundër kompleksit të grupit opozitar në Europë,” titullohet shkrimi i këtij rrjeti.

“Irani u mburr në fillim të korrikut se siguroi të dhëna elektronike të ndjeshme, të sekuestruara gjatë një bastisje të qershorit ndaj një grupi opozitar iranian në Shqipëri, duke shkaktuar zemërim nga grupi iranian në mërgim Muxhahedinët e Popullit.
 
 
 

Autoritetet shqiptare konfiskuan 150 pajisje kompjuterike nga opozita e MEK-ut për shkak të aktiviteteve të supozuara të ndaluara politike në shtetin ballkanik.

 
Sipas një raporti të 3 korrikut në Agjencinë e Lajmeve të Republikës Islamike të kontrolluar nga regjimi, IRNA, Sepehr Khalaji, kreu i Këshillit të Informacionit të Iranit, postoi në Twitter se një pjesë e disqeve nga bastisja e MEK kishin mbërritur në Iran.

 

IRNA shkruante në një pjesë të parafrazuar të artikulohet të saj se ekspertët iranianë janë angazhuar për rikuperimin e të dhënave dhe identifikimin e agjentëve të grupit terrorist dhe qelizave të sabotimit. Më tej thuhet se rezultatet deri tani janë premtuese,” vijon raportimi i Fox Neës.

Pavarësisht kërkesave të shumta nga Fox News, qeveria e Iranit dhe misioni i këtij vendi në OKB nuk kanë reaguar.

Kurse Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit publikoi një deklaratë duke kërkuar përgjigje nga Shqipëria dhe SHBA nëse këto të dhëna janë dërguar në Teheran.

Ambasada shqiptare në Uashington tha për Fox News se Shqipëria nuk i ka ofruar asnjë të dhënë regjimit të Iranit.

Kurse një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA nuk ka  rol në këtë çështje, duke shtuar se për këtë gjë duhet kërkuar informacion nga qeveria e Shqipërisë. Zëdhënësi tha se nuk beson se këto pretendime janë të vërteta.

Fox News shton se ka rishikuar të dhëna nga shërbimet e inteligjencës evropiane në Holandë, Suedi dhe Gjermani, që zbulojnë se regjimi i Iranit ka vazhduar të kryejë misione survejimi ndaj disidentëve iranianë dhe MEK.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...