Sulmi i Hamasit mbi Izrael/ Marc Thiessen: Biden as nuk guxoi ta përmendë emrin e Iranit

E mërkurë, 11 October 2023 21:25
Presidenti amerikan, Joe Biden, mbajti dje një fjalim të shkurtër pas sulmit barbar të Hamasit mbi Izrael.

 

Ai tha se SHBA qëndron përkrah Izraelit, por nuk pranoi pyetje nga gazetarët pas deklaratës së shkurtër.

Qëndrimi i tij solli reagime të shumta në krahun e djathtë.

Marc Thiessen, gazetar i njohur konservator dhe autori i fjalimeve të presidentit George W. Bush, tha për Fox News se Biden as nuk guxoi të përmendte emrin e Iranit.
 

“Nuk mund ta besoj se kemi pritur dy ditë për këtë. Ai lexoi të gjithë deklaratën dhe nuk e përmendi Iranin asnjëherë. Asnjëherë të vetme. Le të jemi të qartë. Hamasi është një degë në pronësi të plotë të regjimit iranian. Irani i armatos ata, Irani i financon, Irani i stërvit ata. Ata nuk mund të kryenin një sulm si ky pa armët, stërvitjen dhe mbështetjen e regjimit iranian, duke lënë mënjanë çdo çështje për koordinimin e këtij sulmi specifik.

Ky është një sulm iranian që ka rezultuar deri tani në vdekjen e 14 amerikanëve dhe 20 janë zhdukur. Kur Donald Trump ishte president, ai vuri një vijë të kuqe me Iranin. Ai tha, nëse prekni një fije floku të vetëm të një qytetari amerikan, ne do të përgjigjemi ushtarakisht dhe nuk do bëjmë asnjë dallim mes jush dhe përfaqësuesve tuaj terroristë.

Dhe kur Irani e kaloi atë vijë të kuqe, kur një nga milicitë e tyre në Irak vrau një shtetas amerikan dhe i vuri zjarrin ambasadës sonë në Irak, ai vrau Qassem Soleimanin dhe paralajmëroi regjimin iranian se nëse hakmerreni, goditja e radhës do të jetë në Iran, dhe ata u tërhoqën.

Joe Biden as nuk mund të përmendë autorin kryesor të sulmit që vrau të paktën 14 amerikanë. 14 amerikanë të vdekur në duart e një grupi terrorist që kontrollohet dhe operohet plotësisht nga regjimi iranian. Irani duhet të paguajë një çmim për këtë ose ata do të inkurajohen dhe do të bëjnë më shumë”,tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...