Trump: Netanyahu nuk ishte i përgatitur! Me mua si president nuk do ishte fare nevoja

E Enjte, 12 October 2023 10:21
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për siç tha mungesë përgatitjeje për sulmin e fundjavës nga grupi militant palestinez, Hamas, si pasojë e të cilit u vranë rreth 1.200 izraelit.

 

Duke folur për Fox News të mërkurën vonë, Trump, i cili i prin garës për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet e 2024-ës, tha se Netanyahu “është lënduar shumë keq” nga ky sulm.

“Ai nuk ishte i përgatitur. Ai nuk ishte përgatitur dhe Izraeli nuk ishte përgatitur. Me Trumpin, atyre nuk do t’iu nevojitej fare të përgatiteshin”, tha Trump.

Trump i bëri këto komente në një kohë kur Izraeli ende po i mbledh trupat e të vdekurve dhe ende nuk e ka marrë veten nga sulmi befasues dhe njëri prej sulmeve më shkatërruese në historinë e vet.
 

Të hënën, Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse në Rripin e Gazës, duke i vrarë së paku 1.200 palestinezë.

Një nga kundërshtarët e Trumpit në garën e republikanëve, guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kritikoi ish-presidentin për këto komente.

“Është absurde që dikush, aq më pak dikush që garon për president, do ta zgjidhte këtë kohë për ta sulmuar aleatin dhe mikun tonë, Izraelin”, shkroi DeSantis në rrjetet sociale.

Trumpi dhe Netanyahu kishin marrëdhënie shumë të mira gjatë kohës së Trumpit si president, edhe pse ka pasur përçarje në raportet mes tyre që ishin të pathyeshme më parë.

Duke folur para përkrahësve në Florida të mërkurën mbrëma, Trump komentoi përsëri për përgatitjet e sigurisë nga Izraelit, duke nënvizuar “disa gjëra që shkuan keq në fundjavë”.

Trumpi shtoi: “Ata duhet ta zgjidhin këtë, sepse po luftojnë ndoshta me një forcë shumë të madhe, ata po luftojnë me Iranin, mbase”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...