Kearns shpërndan alarmin e Zelensky-t: Kemi përgjegjësi për Ballkanin, për Kosovën paralajmërova në qershor

Premte, 17 November 2023 12:43

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shpërndarë një video të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy, që alarmoi se Rusia po planifikon luftë të re e në rrezik është Ballkani. Duke shpërndarë këtë video ajo ka përsëritur shqetësimet që i pati bërë publike muaj më parë.

Të enjten, Zelensky ka bërë thirrje për më shumë vëmendje për Ballkanin, përfshirë Kosovë, pasi që sipas tij ka informacione se Rusia po planifikon që ta nisë një luftë për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se ne duhet ta gjejmë përkushtimin tonë në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është në fqinjësinë tonë dhe kemi përgjegjësi historike. Unë kam paralajmëruar në qershor se çfarë mund të shohim në Kosovë, por u hodh poshtë. Fatkeqësisht, shqetësimet e mia u bënë realitet”, ka shkruar ajo në Twitter.

Në korrik, Kearns alarmoi nga Parlamenti Britanik se në kishat ortodokse serbe në Kosovë ka armë të kontrabanduara nga Serbia. Në fund të shtatorit, një grup i uniformuar e armatosur serbësh vranë policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit. Gjatë aksionit pasues të Policisë, ata u strehuan në Manastirin e Banjskës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...