Prokurorët amerikanë kërkojnë maksimumin e dënimit për McGonigal

Saturday, 09 December 2023 13:55

Prokurorët federalë amerikanë kërkojnë maksimumin e dënimit për agjentin e diskredituar të FBI, Charles McGonigal. Mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për atë që njihet si dosja ruse e Charles McGonigal.

Sipas portalit ‘Law’, prokurorët kërkuan dënimin e tij me 5 vite burg, që është dënimi maksimal i disponueshëm sipas ligjit.

Prokurorët thanë se McGonigal ka abuzuar me besimin e publikut dhe i kërkuan një gjykatësi federal, dënimin e tij me 5 vite burg.

McGonigal akuzohet se ka ndihmuar oligarkun rus Oleg Deripaska për të shmangur sanksionet amerikane ndaj tij. Po ashtu, McGonigal ka punuar që një rival biznesi i Deripaskës të përfundojë në listën e zezë të sanksioneve amerikane.

 
 

Vetë McGonigal e ka pranuar fajin dhe ka deklaruar se ka punuar për të futur njerëzit në listën e sanksioneve amerikane.

Dënimi për të pritet që të jepet më 14 dhjetor.

Ndërkohë që McGonigal ka pranuar fajin edhe për dosjen shqiptare, ku i implikuar është kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dënimi për këtë rast do jepet në fillim të vitit tjetër.

Modifikuar më Saturday, 09 December 2023 13:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...