'Zoti e bekoftë Amerikën' Trump del me deklaratë pas atentatit

Diel, 14 July 2024 13:25
 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, së fundmi i shpëtoi një atentati gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani, SHBA.

Trump në rrjetin e tij social, Truth Social, ka falënderuar zyrtarët e zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta pasi ai u qëllua me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë, përpara se Shërbimi Sekret të neutralizonte personin e armatosur. 

Kandidati i supozuar republikan tha se dëgjoi “një tingull fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeu se plumbi po çante lëkurën e tij”, përcjell Telegrafi.

Nuk është ende e qartë nëse Trump është goditur nga një plumb apo copëza, por gjaku u duk se u shpërnda në veshin dhe fytyrën e tij ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e nxorrën jashtë skenës.

“Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Forcat e Zbatimit të Ligjit, për reagimin e tyre të shpejtë për të shtënat që sapo ndodhën në Butler, Pensilvani”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

“Më e rëndësishmja, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së personit të vrarë, si dhe familjes së një personi tjetër që mbeti i plagosur rëndë. Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë. Për momentin nuk dihet asgjë për gjuajtësin, i cili tani është i vdekur”, shtoi Trump.

Unë u qëllova me një plumb që shpoi pjesën e sipërme të veshit tim të djathtë. E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte kur dëgjova një fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante lëkurën time. Kisha shumë gjakderdhje, kështu që atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!”.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit aktual, Joe Biden.

“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune”, tha Biden.

Ndryshe, personi i armatosur u vra nga një anëtar i një ekipi kundërsulmues të Shërbimit Sekret.

Ai është identifikuar nga FBI si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, dhe gjatë aktit po qëndronte në një strukturë të ngritur, rreth 200 deri në 300 metra larg tubimit, i armatosur me një pushkë AR.

Modifikuar më Diel, 14 July 2024 13:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...