×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Raporti i DASH: Katër vendet që dhunojnë më shumë të drejtat e njeriut

Diel, 22 Prill 2018 18:35

Shtetet e Bashkuara nxorën raportin vjetor të të drejtave të njeriut. Raporti që hartohet nga Departamenti i Shtetit rendit në kategorinë e vendeve “moralisht të dënueshme” Korenë e Veriut, Kinën, Rusinë dhe Iranin për shkak të dhunimit të vazhdueshëm që u bëjnë të drejtave të njeriut. Raporti për gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2017 përmend edhe përmirësime në disa vende, si p.sh. në Liberi, Uzbekistan dhe Meksikë.

Viti 2017 pati shkelje tronditëse të të drejtave të njeriut në shumë pjesë të botës. Sipas Sekretarit të Shtetit në detyrë, John Sullivan, vuajtjet e popullsisë Rohingya në Mianmar janë në krye të listës.

“Dënojmë pastrimin etnik të Rohingyave në Burma dhe mizoritë e bëra ndaj tyre. Po punojmë me partnerët për ta lehtësuar krizën. Mbi 670 mijë Rohingya janë zhvendosur drejt Bangladeshit gjatë muajve të fundit”, tha zoti Sullivan.

Zoti Sullivan veçoi gjithashtu Rusinë për abuzimet dhe sulmet, brenda dhe jashtë territorit të saj.

“Mbi të gjitha, qeveria ruse vazhdon të shtypë mendimin disident dhe shoqërinë civile, edhe kur është duke pushtuar vendet fqinje apo duke dëmtuar sovranitetin e vendeve perëndimore”, tha zoti Sullivan.

Raporti nuk mbulon situatën në Shtetet e Bashkuara, por disa gazetarë pyetën nëse dëmtohet kredibiliteti i SHBA-së nga sulmet e përsëritura verbale të Presidentit Donald Trump ndaj punonjësve të mediave. Ambasadori Michael Kozak mbrojti rolin e SHBA-së si promovuesja kryesore e të drejtave të njeriut në mbarë globin.

“Mendoj se raporti është i qartë për ato që ne i konsiderojmë kufizime të papërshtatshme ndaj lirisë së mediave. Siç i përmenda, janë shfrytëzimi i sistemit ligjor për të persekutuar punonjësit e mediave, përdorimi i forcës fizike ndaj tyre etj.; pra, nuk merremi me natyrën e debatit publik në një vend”, tha Ambasadori Michael Kozak.

Organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” kritikoi ndryshimin e kapitullit të raportit për të drejtën e riprodhimit, duke fajësuar për këtë ndryshim “vlerësimin” që, sipas organizatës, ka administrata Trump për shkelës të mirënjohur të të drejtave të njeriut, si Arabia Saudite dhe Turqia. Realisht, në raport dokumentohen shkeljet e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe në Turqi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...