×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zvicër/ Shpërblim marramendës për këdo që zhvendoset në fshatin piktoresk

Premte, 27 Prill 2018 19:33

Fshati Albinen në Valis ka 240 banorë, mirëpo ka bërë një ofertë mjaft të leverdisshme për këdo që vendos të shkojë dhe të jetojë atje.

Fshati zviceran jep 25000 franga për çdo person që shkon të jetojë atje, 50 000 franga për çdo çift dhe 10 000 franga për çdo fëmijë.

I vetmi kusht është që të mos largohen nga fshati dhe të jenë poshtë moshës 45-vjeçare. Kjo ofertë është e vlefshme edhe për të huajt që kanë një vizë C.

Dhe me këtë ofertë fshati ja ka dalë të tërheqë familjen e parë e cila është zhvendosur nga Kantoni Aaegau.

Kryetari i komunës Beat Jost ka treguar për Walliser Boten:

“Jemi të lumtur për familjen që do të vijë. Kërkesa e parë u miratua para një jave. Familja ka një fëmijë, ndërsa një tjetër pritet të lind në korrik, ka vazhduar Jost.

Familja nga Aargau është duke e blerë një shtëpi në fshat, kështu që ajo do të pranojë 70 mijë franga. Ajo ka pasur gjithnjë dëshirë të ketë një shtëpi në afërsi të natyrës dhe me këtë rast është përcaktuar për fshatin Albinen.

Ky është një fillim i mbarë për ne. Me një lëvizje të vetme, numri i fëmijëve tanë parashkollorë është dyfishuar. Shpresojmë të vazhdojë në këtë mënyrë”.

Jost më tej ka treguar se gjatë viteve të kaluara, banorët e përhershëm, sidomos familjet e reja kanë zgjedhur të largohen.

Tri familje kanë lënë fshatin vetëm në vitet e fundit, duke përfshirë tetë fëmijë, që do të thotë se shkolla e fshatit ishte e detyruar të mbyllet.

Si rezultat, banorët lokalë kanë kërkuar që këshilli të bëjë diçka për të ndihmuar në ndaljen e largimit dhe për të siguruar të ardhmen e fshatit.

Dhe ky është plani i tyre: familjet ose individët nga vende të tjera që vendosin të blejnë ose ndërtojnë një shtëpi në Albinen do të kualifikoheshin, sipas kushteve të caktuara.

Por megjithatë ata që do të duan të përfitojnë shpërblimin duhet të jetojnë në fshat për të paktën dhjetë vjet.

Prona që duhet të blihet ose të ndërtohet duhet të ketë një vlerë minimale prej 200,000 frangash dhe duhet të jetë një shtëpi e përhershme, jo vendbanim i dytë. /Mapo.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...