×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Alarmante/ Zgjerohet “Zona e Vdekur”

Saturday, 28 Prill 2018 17:27

Kishte shumë arsye që e kishin lënë në harresë Zonën e Vdekur,  e cila shtrihet në Detin Arabik. Por shkenctarët japin alarmin se situata e florës dhe faunës është më e keqe se c’pritej. Shkencëtarët punuan për 8 muaj në këtë rajon, që pak vite më parë sundohej nga piratët somalezë.

Sipas tyre, ajo që njihet si “Zona e Vdekur” është 4 herë më e madhe si hapësirë nga sa besohej deri më tani. Shkencëtarët thonë se në 80 mijë kilometra katrorë nuk gjetën gjurmë jete nënujore dhe shumë pak bimësi.

Shkak për këtë është uji i ngrohtë dhe i varfër me oksigjen, ky i fundit i domosdoshëm për gjallesat dhe bimësinë detare.

Ajo që e bën me shqetësuese, thonë studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore, është fakti që kjo zonë vazhdon të zgjerohet dhe pasojat nuk janë vetëm rajonale në atë që njihet si Gjiri i Omanit dhe Ngushticën e Hormuzit.

“Oqeani po mbyt peshqit dhe bimësinë detare, që e kanë të domosdoshëm oksigjenin. Ky është një problem tepër serioz, pasi pasojat shtrihen zinxhir në klimën globale”, thotë Bastian Queste, anëtar i grupit që kreu studimin.

Në të gjithë botën numërohen me qindra zona të vdekura, që në gjuhën shkencore njihen si “zona me minimum oksigjeni” deri më tani mendohej se krijoheshin në një thellësi nga 200 deri në 800 metra, por zbulimi i fundit e hedh poshtë këtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...