×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nafta shënon çmime rekord krahasuar me vitin 2014

Tuesday, 08 May 2018 16:04

Çmimet e naftës kanë arritur nivelet më të larta që prej nëntorit të vitit 2014, përderisa invesitorët janë në pritje të vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump se a do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Trump pritet që më vonë gjatë ditës të bëjë publik vendimin e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore, që është arritur më 2015 në mes të fuqive botërore dhe Iranit.

Frika se SHBA mund të rivendosë sanksione ndaj Iranit, kanë bërë që çmimi bruto për një fuçi naftë të papërpunuar të jetë mbi 70 dollarë në tregun e Nju Jorkut, që është çmimi më i lartë që prej vitit 2014.

Ndërkaq në Londër, çmimi për një fuçi naftë ka arritur deri në 76.17 dollarë.

“Çmimi i naftës është rritur pas shqetësimeve se Trump mund të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që do të çonte në përkeqësimin e mëtejmë të situatës në Lindjen e Mesme.

Po ashtu do të ndikonte në furnizmin me naftë nga prodhuesit iranian”, tha Greg McKenna, hulumtues i tregut në AxiTrader.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...