×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Ishulli i vdekjes”/ Erozioni zbulon gropën me 1 milionë kufoma

Tuesday, 08 May 2018 19:24

Shirat dhe zbaticat kanë lënë gjurmë në ishullin Hart.

Terreni, pak kilometra nga Manhatani ka shërbyer për 150 vite si një gropë e përbashkët për kufomat e panjohura, as të kërkuara, që janë groposur larg çdo ceremonie dhe në harresë.

Qarkullimet e fotove të kafkave, femurëve dhe të kockave të tjera njerëzore të zhvarrosura nga erozioni i terrenit i ka detyruar hetuesit të shkojnë në vendngjarje.

Vetëm me një vizitë, një ekip i qeverisë lokale ka mbledhur 174 mbetje që u magazinuan dhe u kataloguan.

 Rreth 1 milionë kufoma dergjen në këtë ishull të blerë nga qyteti në vitin 1868. Ka qenë një burg i Luftës Civile, një azil, një spital për të sëmurët me tuberkuloz, një burg dhe një bazë raketash.

Ndërkohë që Nju Jorku dërgonte trupat me varka që nuk i kërkonte askush nga familjarët. Administrata përgjegjëse e ishullit nuk ka organizuar kurrë një lloj varreze, as është kujdesur për terrenin, çka i ka dhënë emrin “ishulli i vdekjes”.

Për më tepër hyrja është e kufizuar, vetëm për ata që kanë familjarë të varrosur aty.  Nuk janë të reja gjetjet e kockave, por janë shtuar dëmet e shkaktuara nga uragani Sendi dhe nga stuhi të tjera.

 “Kanë ardhur të pastrojnë kockat, por nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit,” – ankohet Melina Hunt.

“Janë qenie të margjinalizuara dhe të harruara nga jeta, njerëz që kanë vdekur si indigjenë, viktima të sëmundjeve ngjitëse. Po i viktimizojmë sërish edhe në banesën e tyre të fundit,” – u shpreh ajo.

Screen Shot 2018 05 06 at 11.43.26 AM

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...