Fushatë për president nga burgu, kurdi sfidon Erdoganin

Tuesday, 08 May 2018 20:33

Lideri kurd i Partisë Demokratike Popullore (HDP) edhe pse në burg, ai po sfidon Recep Tayyip Erdogan, duke bërë fushatë për zgjedhjet presidenciale.

Ai ka publikuar përmes llogarisë së tij Twitter premtimet elektorale për zgjedhjet presidenciale të 24 Qershorit.

Në një postim të Twitter, Demirtas shkruan të gjitha premtimet e tij me fokus tek pensionistët, si dhe për fuqizimin e grave dhe të rinjve.

“Me shpirt do toja që këto t’i flisja ballë për ballë me ju. Për momentin, të mjaftohem me ndarjen e mendimeve të mia nga këtu. Përshëndetje, me krahë të lehtë”, shkroi Demirtas në një publikim ku kishte etiketuar edhe gazetarin Fatih Portakal. 

Demirtas akuzohet nga prokuroria për pjesëmarrje dhe propagandë në favor të organizatës terroriste kurde PKK. Për të është kërkuar dënimi me 142 vite burg, por vetë 45-vjeçari i cilëson akuzat si politike.

Erdogan dhe Demirtas kanë qenë përballë edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, kur Erdgoan u zgjodh president që në turin e parë me 52 për qind të votave, ndërsa Demirtas mori rreth 10 për qind.

Por kjo garë paraqitet edhe më e ashpër nga ajo e 2014-ës dhe votat e Demirtasit mund të rezultojnë vendimtare nëse Erdogan nuk arrin të zgjidhet në raundin e parë. demirtas-2.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...