Papunësia, Italia “kampione” në BE: Italianët mijëra kilometra për një vend pune

E mërkurë, 09 May 2018 10:53

Nga Alessandra Molinari, Michael Schramm

Me nivelin e papunësisë tek të rinjtë 30 përqind, Italia ka kuotën më të lartë të papunësisë në vendet e BE-së. Për të gjetur një vend pune shumë të rinj marrin përsipër të bëjnë rrugë të gjata.


Kur flet për një udhëtim me autobus shumë vetëve u shkon mendja tek pushimet. Por, ky udhëtim me autobus nuk ka të bëjë me një gjë të tillë. 27 udhëtarët që hipin në autobus në Salerno, në jug të Napolit kanë një qëllim tjetër. Ashtu si dhjetëra-mijëra vetë më parë ata janë duke bërë të ashtuquajturin "Udhëtim shprese". Rruga e tyre do kalojë nëpër gjithë Italinë deri në Torino, ku një spital ka hapur pesë vende të reja pune për infermierë. 5.000 vetë kanë aplikuar për këto vende pune.
Raffaele di Sieno, sipërmarrës i një firme autobusësh thotë: "Kërkesa për udhëtimet me autobus që ofrojmë ne është e madhe! Megjithëse shërbimi ynë nuk është dhe aq komod, klientet mund të mbërrijnë direkt me këtë autobus në procesin e përzgjedhjes. Meqenëse ne marrim më pas rrugën për kthim, ato mund të kthehen me ne pa qenë nevoja të paguajnë hotelin!"
Pa komoditet
Një pjesë e madhe e rrugës bëhet natën. 1.500 kilometra rrugë pa komoditet. Udhëtimi kushton vajtje-ardhje 70 euro. "Kur të mbërrij do të jem shumë e lodhur. Herën e fundit isha e shplodhur, sepse udhëtova me tren dhe fjeta në hotel. Por unë nuk mund të jap çdo herë 200 euro, vetëm sa për të marrë pjesë në një provim!" - tregon Fiorella Talo.
Ky turizëm i llojit të veçantë është kthyer në gjë të zakonshme në Itali. Të gjithë udhëtarët kanë një dëshirë: Të kenë një punë fikse!
Në majë të hundës
Torino në mëngjes. Pesëmijë vetët që kanë ardhur nga larg dhe kanë kaluar natën këtu janë mbledhur në një sallë sporti të marrë me qera. Aty fillon lufta për të zenë pesë vendet e hapura të punës. Brenda pak orësh ata duhet të kalojnë dy teste. Në jug të Italisë një ndër dy të rinj është i papunë. Kjo i detyron të rinjtë nga Mezoxhorno që të vijnë deri këtu.
Antonella Jovine thotë se "shumë prej kolegëve të mi shkojnë në vende të tjera për të gjetur një punë. Atyre iu ka ardhur në majë të hundës këtu! Të duhen shumë para dhe durim duke qenë gjithë kohës në stres! Kur qëllimi yt i vetëm është në fakt puna!".
200.000 italianë janë larguar vitin e fundit jashtë vendit. Antonella Jovine nuk do të largohet. "Udhëtimi i shpresës" thotë ajo është në fakt shprehje dëshpërimi. Kush e përjeton atë e kupton pak atë që ka ndodhur me rezultatin e zgjedhjeve në mars të këtij viti - protestën masive të shumë italianëve që kërkojnë ndryshime me çdo kusht.

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 10:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...