×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Filipinet po planifikojnë qytetin ‘pa ndotje’/ Do të kushtojë 14 mld USD

E Enjte, 10 May 2018 17:03

Manila, kryeqyteti i Filipineve është i njohur për trafikun e rënduar. Në një sondazh të vitit 2016, kompania e lundrimit ‘Waze’ e cilësoi Manilën si vendi me ‘trafikun më të keq në Tokë.’ Përdorimi i makinave po përkeqëson ndjeshëm problemin e ndotjes së ajrit.

Por, për të reduktuar ndotjen, vendi po planifikon si një zgjidhje të mundshme ndërtimin e një qyteti të ri, të quajtur New Clark. Projekti i cili do të kushtojë 14 miliardë dollarë parashikohet të ndërtohet gjatë tre dekadave të ardhshme dhe do të jetë më i madh se Manhattan.

Sipas planit të zhvillimit, qyteti do të shtrihet në 36 kilometra katrorë, një zonë më e madhe se Manhattan dhe do të strehojë deri në 2 milionë njerëz.

Ndërsa dizajni i saktë i New Clark nuk është planifikuar ende, sipërmarrësit e ndërtimeve urbane thonë se plani urbanistik do t’i japë prioritet qëndrueshmërisë mjedisore dhe asaj klimatike.

Me një lartësi minimale prej 184 metra mbi nivelin e detit, qyteti me shumë gjasa nuk do të përballet me shumë përmbytje. Ndërkohë, për të reduktuar emetimet e karbonit, dy të tretat e New Clark do të rezervohen për tokë bujqësore, parqe dhe hapësira ​​të tjera të gjelbër.

Po ashtu ndërtesat do të përfshijnë teknologji që reduktojnë përdorimin e ujit dhe energjisë elektrike. Ndërsa, shoferët do të drejtojnë makina elektrike në vend të gazit që emeton CO2.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...