×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kinë/ Ura më e gjatë në botë gati për inaugurimi, rezistente ndaj tërmeteve deri në 8 ballë

Saturday, 12 May 2018 16:40

Kina po bëhet gati të inagurojë urën më të gjatë në botë, e cila përshkon një distancë prej 55 kilometrash duke lidhur Hong Kong, Zhuhai dhe Makau, tre qytete të mëdha në deltën e lumit të Perlave.

Dora e fundit e çementos u hodh në Nëntor të 2017 dhe tashmë është gjithçka gati për festën e prerjes së shiritit, që pritet të ndodhë më 1 Korrik 2018. Sipas burimeve zyrtare, kostoja e kësaj vepre gjigande është 7.56 miliardë dollarë, si dhe 4 miliardë dollarë të tjerë që janë dashur për infrastrukturën në territor.

Nga pikëpamja inxhinierike, ura është vërtetë unike, pasi mund t’i rezistojë tërmeteve deri në 8 ballë, uraganëve super të fuqishëm si dhe përplasjeve nga anijet gjigande të transportit të mallrave. Për ta ndërtuar janë dashur mbi 400 mijë ton çelik.

Për shkak se delta e lumit të Perlave është një nga zonat me qarkullimin më të madh në botë, ku udhëtojnë çdo ditë rreth 4 mijë anije, një pjesë e urës kthehet në një tunel nënujor të gjatë 6.7 kilometra.

Tuneli i ka daljet në dy ishuj artificialë, secili prej 100 mijë metrash katrorë, të cilat janë ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim.

Kur të hapet për qarkullim, mjetet do të udhëtojnë me një shpejtësi prej 100 kilometrash në orë, ndërsa sa i takon drejtimit të lëvizjes ai do të kombinohet sipas rregullave të secilit vend. Kjo do të thotë se në Hong Kong dhe Makao, qarkullimi do të kryhet nga e majta.

Ndërtimi i urës nuk ka kaluar pa kritika, pasi të shumtë e konsiderojnë atë të panevojshme dhe të ngritur për qëllime politike.

Modifikuar më Saturday, 12 May 2018 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...