×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Sulme të tjera terroriste në Indonezi

Hënë, 14 May 2018 09:53

Tre kisha u sulmuan nga kamikazët në qytetin e dytë më të madh të Indonezisë, Surabaya ditën e dielë, ku mbetën të vrarë 13 persona. Sulmet kanë vazhduar dhe raportohet se dy persona në një motoçikletë kanë kryer një sulm tjetër vetëvrasës në një stacion policie në të njëjtin qytet. Nga sulmi ka humbur jetën një person dhe janë lënduar 10 persona. Shpërthimi ndodhi në orën 08:50 minuta, sipas orës lokale.

Presidenti indonezian, Joko Vidodo, e cilësoi serinë e sulmeve si akte të turpshme, të padenja dhe ç’njerëzore. Nuk dihet ende nëse sulmet e këtyre dy ditëve, janë të lidhur me njëri tjetrin. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin e viktimave në vendngjarje dhe skena e krimit po hetohet po ashtu.

Sipas policisë, sulmet e të dielës u kryen nga një familje që ishte kthyer nga Siria, ku shteti islamik luftonte kundër forcave qeveritare. Në sulmin e parë, dy djemtë, të moshës 16 dhe 18 vjeç, u përplasën me motoçikletën e tyre mbi kishën katolike Santa Maria dhe hodhën veten në erë.

Më pas, babai, raportohet të ketë lënë bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre në një Kishë kristiane, ku ato hodhën veten në erë. Vajzat, 9 dhe 12 vjeç, kishin bomba në trup, ashtu si edhe e ëma.

Ndërsa vetë ai, përplasi makinën e mbushur me eksploziv mbi kishën e trete. 13 persona u vranë dhe mbi 40 të tjerë u lënduan, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës në Indonezi në më shumë se një dekadë.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 09:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...